TIRANË - Në këtë episod të emisionit 112 ju sjellim disa situata me të cilat efektivët e Policisë së Shtetit janë përballur së fundmi. Në Kashar një taksist kërkon ndihmën e policisë duke telefonuar në 112 sepse klientja që ka dërguar në destinacion nuk paguan taksinë. Në ndihmë të këtij qytetari përgjigjet patrulla e Komisariatit nr. 6 me të cilën jemi edhe ne ndërsa kur policia mbërrin në vendin e raportuar shohin një vajzë që po largohet nga taksia dhe shoferin që i njofton se ajo është vajza që nuk ka paguar faturën prej 2200 lekë.
Vajza ndalohet nga policia ndërsa duket konfuze në ato që deklaron dhe përpiqet të largohet sërish duke u futur në ambientet e një institucioni aty pranë por ndalohet nga policia dhe rojet private. Nga efektivja e policisë vajza shoqërohet sërish tek taksia ndërsa i bëhet e ditur se do dërgohet në Komisariat nëse nuk bën pagesën.
Teksa efektivët përpiqen të kuptojnë më shumë për atë që ka ndodhur duke folur me shoferin e taksisë kjo vajzë nis të debatojë me policen ndërsa i kërkon asaj që të paguaj taksinë për të sepse është detyrë e Policisë së Shtetit sipas saj, kur një person është në hall.
Diskutimi mes efektives dhe vajzës vijon për disa minuta ndërsa në emisionin 112 të realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri ju sjellim momentet e plota teksa policja në një gjest njerëzor paguan faturën për vajzën, e cila pasi qetësohet i kërkon ndihmë efektives ndërsa thotë se është një personazh i njohur në media. Ndiqni diskutimin e plotë përgjatë emisionit.
Në ngjarjen e dytë, nga agjentët e policisë dhe efektivët e patrullës kapet një djalë 22-vjeçar me një sasi të madhe me doza hashashi. Ju sjellim momentet e regjistruara nga kamera e trupit të policisë ndërsa djali shoqërohet në Komisariatin nr. 3 ku nga numërimi i dozave të lëndës narkotike i rezultojnë 141 doza hashashi ndërsa ai dyshohet të jetë shpërndarës i drogës.
Kjo femra qe ka marre taksi dhe se paguan quhet aida dhe ka vertet nje post te rendesishem ..por une e njof personalisht eshte skizofrene dhe kur bisedon ka shenja te nje psikopate..ndofta ka ardhur nga amerika me pasoja te renda se atije ka jetuar pjesen me te madhe te jetes..policja u tregua me kultur shum te madhe.. kurse per tasistin mund te them qe jan shtresa me e ulet e shoqeris..
PërgjigjuNe U.S.A.policia shpesh ka ndihmuar njerez qe vertet kane qene nevojtare.Sa per kete VIPEN nuk duhej ta paguante,me mire ta mbanin nja dy ore ne qeli te freskohej se paskesh pesuar goditje nga Dielli I madheshtise ,se jemi dhe ne vere tani,gjera qe ndodhin,por nuk falen.
PërgjigjuPor njerzit e xhindosur ralle pranojne nje gjest te tillë. Policia jashtë vendit dmth ne per Europe BOTË u ka blerë cigare,ushqim madje dhe billeta treni avioni u ka prerë Shqiptareve ka shume raste te tilla nga Policia. Ky eshte nje kuptim shembull modern nga ana e Policisë Shqiptare. Bravo Bravo Vajzes!!!
PërgjigjuBRAVO POLICIA !!!!!!!!!!! Po kjo ( fshatarka gjithe tangallik ) Sa e veshtrire eshte te jesh ndryshe ne nje botë qe eshte per jo te ndryshem. Sjellja e Polices nuk justifikon imazhin e te gjithe Policisë. Duket e habitshme për shume njerez.
PërgjigjuVetem nga menyra e komikimit ajo duhet të ishte shoqeruar ne komisariat, pse nje Punonjëse police duhet ti paguaj faturen nje qytetareje qe qenka kaq “Importanete” nuk behet ky vend
PërgjigjuMesa po shoh nuk po ja paguan se ajo po thotejam important por per ta kyrsyer nga problemet qe mund ti hapte asaj vajze. Bravo
Ca jane keto sajesa valla per imazhin e policise se diskretituar deri ne palce! Keta jane ata policet qe zhdepin ne kamzhik cdo lloj proteste qe ndodh ne kete vend!!! Po kot e keni me keto sajesa qe beni se imazhin nuk e rregulloni dot, eshte thyer e ciflosur gota me kohe. Sa per rastin konkret per policen duhet te filloje procedimi disiplinor menjehere. Nuk mundesh te komunikosh me punonjesin policise ne ate forme asbsolutisht JO! Sipas procedures stadarte dhe ligjit kjo pseudo vajze rrugace dhe zotria taksise duheshin shoqeruar komisariat menjehere pa as me te voglin diskutim. Nuk eshte kjo sjellje per tu admiruar as nga policia jo e jo nga ajo vajza qe sdua ti ve epitete. Nuk eshte shembull ky per femijet tane. Pik!
PërgjigjuPra ti thua pranga, dhune dhe terheqje per toke per ta cuar kete vajze ne komisariat sepse eshte e qarte qe ajo ka pesuar krize paniku ose nervore. Rasti i kundert ky do ishte Iri. Pra ky do ishte shembylli qe duhet tiu mesojme femijeve tane sipas teje??? Pikë.
Si bravo policia,car niveli i ulet i kuptimit te jetej beheni,policia eshte gardiane e zbatimit te ligjit ,jo te japi leke per prostituta qe sduan te paguajne taxi.nese policia don te beje mire ti japi ndonje lek jetimeve ose te coje ndonje torte neper azilet e pleqve.
PërgjigjuTy Arben kur te kap policia rrugore ne shkelje lutesh mos te vene gjobe dhe shan e mallkon pasi e merr ndersa nese kjo police ben nje gjest human dhe paguan taksine qe kesaj vajze te njohur mos i hapi pune te duket e padrejte. Policia nuk duhet te jete robot por edhe njeri mbi te gjitha. Bravo polices, respekte
Bravo Policia per sjelljen inteligjente! Fshatar duken keta “qytetaret” me sjelljen e tyne, e jo policia qe akuzohet gjithmon per sjelljen.
PërgjigjuBravo polices qe paguajti leket , hera e par qe shikoj dicka te mire nga ( policia )
PërgjigjuCar polici e dobet,si ne sjellje ashtu dhe ne komunikim,dhe me nje deficense te madhe ne raport me te drejten ligjore,(po marr vetem nje episod :ta paguaj une taksine thote policja ???po une qe kam kredi a do ma paguaje kjo policja,po nese une vvjedh apo vras a do ma beje mua burgun policja .
PërgjigjuTon Ton,burre qenke ti qe shkruan me emer dhe mbiemer.
O Fonso ajo e pagoi taksin si gjest personal jo si police. Ti kredine fute ne byth se sa per burg nuk je ti. Burgu esht per burra jo kurva si ti
Policja ka komunikuar shume mire mesa po degjoj. Veprimi i saj njerzor eshte per tu respektuar, sa per vajzen duket se mund te kete pesuar ndonje krize paniku