Vajzat arbitre: Të arbitrosh ndeshjet e meshkujve? Ja çfarë na bën përshtypje…

29 Mars 2023, 14:18| Përditesimi: 29 Mars 2023, 14:35

  • Share

Të ftuara në mëngjes në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishin tre vajzat arbitre futbolli, Erinda Kume, Emanuela Rusta dhe Egla Pjetrushaj. Vajzat ndanë eksperiencën e tyre si arbitre dhe kënaqësinë që marrin nga ky profesion jo vetëm mashkullor.

”Unë kam 9 vite që mbaj fanellën e arbitres, ndërsa më parë jam marrë me volejboll” e nisi kështu bisedën Emanuela Rusta.

“Ishte një shoku im që më tha t’a provoja dhe thashë me vete pse jo” vazhdoi ajo. Eglantina Pjetrushaj ka 4 vite që e ushtron këtë profesion dhe ndihet shumë mirë në këtë fushë. ”Është një profesion i bukur që mund të dashurohesh” tha ajo.

Ndësa arbitrja e tretë, Erinda Kume u shpreh se ka 13 vite që është në këtë profesion dhe se studimet i ka përfunduar për infermieri. ”Dhe për mua ishte një koleg që më rekomandoi që të bëhesha arbitre dhe ja ku jam sot, e çertifikuar nga FIFA” tha Erinda.

Vajzat folën dhe për pjesën e vështirësive apo kënaqësisë që u jep kjo punë, duke mos harruar se shpesh mund të shihen çuditshëm nga meshkujt, por që profesionalizmi dhe korrektesa janë gjithmonë të parat.

”Kemi arbitruar shumë ndjeshje kombëtare dhe ndërkombëtare, brenda dhe jashtë vendit, deri tek finalja e Kampionatit Europian” tha Erinda.

Ato u ndalën pak dhe tek pjesa e regjimit ushqimor që ndjekin, që sigurisht është shkumë strikt dhe i dedikuar.

”5-6 herë në vit dalim jashtë Shqipërie për ndeshje europiane” tha më pas Emanuela.

Në fund vajzat theksuan se ajo që i bën bashkë është dëshira që kanë për të qënë sa më profesionale dhe patjetër të krijojnë një emër, e mbase një ditë të drejtojnë një kupë bote.

MC//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?