Vajzat e futbollit të klubit Partizani shumë shpejt do luajnë një miqësore me Romën. Marëveshja u arrit pas një takimi që pala shqiptare pati në Ambasadën Italiane me Francesko Pastorela, drejtues i klubit të AS Roma. Kjo ndeshje interesante me një nga klubet prestigjioze në Europë pati përkujdesjen e veçantë të ambasadorit italian Fabrizio Bucci, i cili edhe më herët ka qenë iniciator i organizimeve të ngjashme.
“Drejtuesit e Partizanit dhe ekipi i femrave janë pritur së fundmi në ambientet e Rezidencës së Ambasadorit italian Fabrizio Bucci. Në kuadër të bashkëpunimit me ambasadën italiane pjesë e kësaj pritje të pazakoshme i ftuar enkas ishte edhe Francesko Pastorela Drejtues i Klubit AS Roma, i cili garantoi se shumë shpejt në ambientet e Kompleksin Sportiv Partizani do të zhvillohet një miqësore mes ekipeve të femrave të dy skuadrave. Ky event special do ti paraprijë një pakete projektesh bashkëpunimi midis dy klubeve në vazhdim,”-shkruhet në njoftimin e klubit të Partizanit.