Kronikë

Vajzat ‘VIP’ takime speciale në burgje, avokatja Velo: Favoret që u bëhen bosëve të krimit, korrupsion! Petraj: Marrin ndihmë nga brenda për futjen e telefonave

18 Korrik, 20:14| Përditesimi: 18 Korrik, 20:27

  • Share

Korrupsion i pastër i ka cilësuar avokatja Sonila Velo takimet e vajzave VIP në burgje me bosët e krimeve. E ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ajo tha se ligji lejon vetëm takim me bashkëshortët.

 ‘Problematikat në burgjet tona dihen. Për mua këto takime janë korrupsion i pastër, nuk kemi të bëjmë me një gabim njerëzor. Pagesa të larta që paguhen për këta persona. nuk lejohen, takimet duhet të bëhen vetemë për bashkëshortët dhe janë të lejuara për burgun e meshkujve, që kanë një certifikatë martese. Janë lejuar deri diku edhe për bashkëjetuesit. Nuk mendoj se nuk është një rast, ky mund të jetë i vetmi që është bërë publik’, tha ajo.

Lidhur me futjen e sendeve të paligjshme në burgje, ajo tha se futen kundrejt pagesave që bëhen nga të burgosurit.

‘Dihet që eksponentët e krimit e kanë të thjeshtë që të paguajnë dhe të marrin një celularë. Me pagesë mund të marr çdo gjë edhe atje brenda qelisë’, tha ajo.

Avokati Edmond Petraj tha se sendet e paligjshme në burgje nuk mund të hyjnë pa një ndihmë nga brenda burgut.

‘Ka personazhe që hyjnë në burgje dhe krijohen situata të tilla. Duhet që të ketë një dokument që është bashkëjetuesja, apo bashkëshortja pra këtë parashikon ligji, pastaj për të tjerat duhet parë nga ministria e Drejtësisë që të krijohen lehtësira për partnerët që duan që të takojnë bashkëshortët e tyre.

Sendet që lejohen në burgje janë të përcaktuara dhe të afishuara ca lejohet dhe çfarë nuk lejohet. që të hyj një celularë brenda pa asnjë lloj ndihme nuk bëhet. Sa i përket pjesës së orendive që ata i blejnë vet nëpërmjet sistemeve online. Komunikimet elektronike brenda janë të ndaluara. Ka një telefon ku mund të telefonosh me numra të përzgjedhur, me familjarët dhe avokatin’, tha ai.  

Teksa u ndal tek mandati i prokurorëve të SPAK, Petraj deklaroi se nuk duhet që të ketë rikandidim.

 ‘Ligji e ndalon të rikandidojë, pra nuk duhet që të ketë përsëritje të mandatit. Kreu i SPAK e ka 3 vjeçar mandatin me të drejtë konkurrimi. Prokurorët e kanë 9 vite dhe nuk ripërsëritet dhe se besoj se do të ketë marrëveshje politike dhe ligji e parashikon se ka hapësira. Një prokuror mund të kalojë me funksion delegues deri sa të përfundojë disa dosje që i ka në proces. Pra mund të bëhet emërimi i përkohshëm. Nëse ai ka 7 dosje dhe ai do ti lërë në mes sepse mbaron mandati atëherë kalojmë në një ngërç. Duke qenë se i është vendosur afati 9 vite të mbarojnë atë mandat dhe të ikin’, tha ai.

S.B/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?