Vajzës i vjedhin çantën nga makina, i moshuari e gjen e ja jep policëve por... (Pamjet në Emisionin 112)

23 Maj 2020, 15:30| Përditesimi: 23 Maj 2020, 15:35

  • Share

TIRANË - Është java e parë që në kryeqytet janë lehtësuar masat e karantinës për shkak të COVID-19 ndërsa bizneset, përfshirë lokalet janë hapur në fillim të javës. Gjatë kësaj jave ne kemi vijuar të qëndrojmë me efektivët e Policisë së Shtetit ndërsa ju sjellim disa nga situatat me të cilat ata janë përballur në ditët e fundit. 

Në rastin e parë që transmetojmë në episodin e sotëm të emisionit 112 të realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri është shqetësimi i banorëve në një lagje të Kombinatit për alarmin që bie prej disa orësh në një banesë. Ata kërkojnë ndihmën e policisë për ta çaktivizuar ndërsa patrulla kontrollon përreth nëse ka rast vjedhje apo jo në banesë. 

Në orët e pasdites një vajzë njofton policinë se nga makina e parkuar i është vjedhur çanta. Efektivët e Komisariatit nr. 2 shkojnë në vendngjarje ndërsa vajza këshillohet të bëjë kallëzim dhe në këtë mënyrë mund të shikohen edhe kamerat e sigurisë që kishte në zonë. Teksa patrulla po largohej, një i moshuar i ndalon policët dhe u tregon se ka gjetur një çantë me dokumente identifikuese brenda. Shikoni episodin e plotë se çfarë ndodh në këtë rast. 

Me hapjen e lokaleve një shqetësim për efektivët janë bërë edhe parkimet e gabuara në rrugët e Tiranës. Teksa po patrullojnë në rrugën e Kavajës ata shikojnë një makinë tip Range Rover të lënë mbi korsinë e biçikletës. Teksa efektivi afrohet për të vendosur gjobë, pronari i lokalit para makinës nis të debatojë me të për shkak se vajza që e ka ndodhet brenda lokalit të tij. Vajza del dhe u kërkon efektivëve të vendosin gjobën pa u përshkallëzuar situata ndërsa djali që ka lokalin u bën presion dhe rrezikon të shoqërohet. Shikoni përgjatë emisionit çfarë ndodh edhe në këtë rast. 

Efektivët e njësisë Shigjeta ndalojnë një djalë për shkak se nuk kishte vendosur rripin e sigurimit, ai se pret mirë dhe nis të debatojë ndërsa shoqërohet në komisariat për mungesë dokumentacioni të makinës. 

Në fund të emisionit 112 transmetojmë momentet e aksidenteve në dy raste të ndodhura në 24 orë në kryqëzimin e Laprakës. Kryqëzim që për fat të keq ka pasur një numër të madh aksidentesh, mes tyre edhe me viktima. Në dy rastet e ndodhura në javën e fundit, dy makinat kthehen majtas drejt Laprakës me semafor të kuq ndërsa përplasen nga mjetet që vinin përballë nga rruga Dritan Hoxha.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?