Andrea Mano dhe Ervin Salianji

Vakanca e krijuar nga burgosja e Salianjit, KQZ i jep nesër mandatin e deputetit Andrea Manos

7 Tetor, 12:14| Përditesimi: 7 Tetor, 12:18

  • Share

Nesër Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ti jap mandatin e deputetit Andrea Manos, i cili do të zëvendësojë në Kuvend ish deputetin Ervin Salianji, raporton gazetarja Esiona Konomi.

Ky i fundit sipas vendimit të Apelit që la në fuqi Shkallën e Parë do të vuajë dënimin me një vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale.

Burgosja e Salianjit u bë shkas që edhe opozita të ndërmarrë një aksion parlamentar fillimisht me djegie karrigesh e manekinash duke fajësuar Ramën dhe mazhorancën për vënien pas hekurave të Salianjit.

Ndërkohë vakancën e krijuar me burgosjen e Salianjit e lexoi në parlament kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali e cila theksoi se për Salianjin nuk është e nevojshme mbledhja e Këshillit të Mandatave.

Ajo seancë u bë shtysë që opozita të marrë karriget e saj, ti hedh jashtë në oborr e ti vërë flakën me benzinën që ndodhej në çantën e deputetes Elda Hoti.

Tashmë sipas renditjes së listës së Korçës së deputetëve të PD-së në 2021, radha i takon Andrea Manos për të qenë deputetë për pjesën e mbetur deri në zgjedhjet e 2025.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?