Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi

Vakancat në drejtësi/ Një grup ish-prokurorësh dhe të komanduarit rikthehen në sistem, ja emrat

19 Prill 2019, 07:15| Përditesimi: 19 Prill 2019, 10:29

  • Share

Veprimi i ligjit të Vetingut, përpos boshatisjes së Gjykatës Kushtetuese, bllokimit të Gjykatës së Lartë, ‘rrëzimit’ të mbi 15 kryetarë gjykatash etj, po rrit me shpejtësi edhe numrin e vakancave në organin e akuzës. Për rrjedhojë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur të pranojë rikthimin në sistem të ish-prokurorëve të larguar dhe komanduar si dhe të emërojë kandidatët për prokurorë, të cilët kanë mbaruar Shkollën e Magjistraturës, gjithnjë me vullnetin e tyre.

Ditët e fundit, një grup ish-prokurorësh dhe të komanduar në Ministrinë e Drejtësisë dhe në institucione të tjera publike, kanë paraqitur kërkesat pranë KLP për t’u rikthyer në sistem. Pjesë e këtij grupi janë edhe ish-prokurorët Edlira Bako dhe Pranvera Gruda. Leonard Filopati ka qenë prokuror i komanduar pranë ministrisë së Drejtësisë. Ndërkohë që pritet edhe rikthimi i prokurores së komanduar Denisa Hasko. Gjatë mbledhjes së datës 15 prill, Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranuar kërkesën e prokurorit, Leonard Filopati, për t’u rikthyer në sistemin e prokurorisë, ndërsa në mbledhjet e tjera pritet të caktojë në detyrë edhe ish-prokurorët e tjerë.

Gjithnjë bëhet fjalë për ish-prokurorë që nuk janë shkarkuar nga Vetingut dhe që nuk kanë probleme ligjore. Për këtë situatë, kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, ka pohuar se “Kemi një tjetër situatë jo standarde. Këta janë prokurorë hyjnë në sistem në mënyrë laterale. Në këtë rast, Këshilli nuk vepron dot me atë procedurën standarde të shpalljes së vakancave dhe të hapjes së garës. Ne kemi detyrimin ligjor që këta lloji prokurorësh, edhe prokurorët e rinj që kanë mbaruar Shkollën e Magjistraturës, t’i caktojmë në ato pozicione që ne e gjykojmë të arsyeshme, bazuar në kërkesat e tyre dhe duke bërë një përpjekje për të pajtuar kërkesat e tyre me nevojat tona. Në kushte normale Këshilli nuk vepron kështu. E thash edhe një herë, Këshilli bën analizën e nevojave, shpall vakancën aty ku nevojat janë më të mëdha dhe konkurrojnë të gjitha ata që plotësojnë kushtet për t’i zënë ato pozicione”.

Emergjenca
Anëtari i KLP, Arben Dollapaj, pjesë e Komisionit të Karrierës pranë Këshillit, gjatë mbledhjes së 15 prillit, ka folur mbi rikthimin e ish-prokurorëve në sistem. “Ne si komision karriere jemi vënë vazhdimisht në pozita, duke pasur parasysh se për shkak të këtyre emergjencave dhe situata ekstra procedurale, ndonjëherë pozicionet tona paragjykohen dhe vlerësohen si qëndrime preferenciale, por është situata emergjente qoftë në aspektin procedural, qoftë në aspektin administrativ që na detyron ne të ndërmarrim emërime dhe propozime, të cilat nuk janë përputhje ne aspektin e etapave procedurale që parashikon ligji në një situatë normale që mund të kishin organikat e prokurorisë”, është shprehur Dollapaj.

Komento

Komente

  • denonicime: 19/04/2019 10:05

    o shteti i felliqur 100 standarte ke, ju jeni te gjithe per ne burg, po ku e dini ju qe keta nuk kane probleme ligjore, e bete vetingun e tyre qe emeeruat, plehra e shkelni ligjin si te doni dhe kur te doni

    Përgjigju
  • Titiittititi: 19/04/2019 08:56

    Keshtu eshte kur je ngjizur nga paligjshmeria. Zoteria nuk plotesonte kriteret per anetar te KLP pasi kurre nuk ka qene pedagog me kohe te plote. Perkunder rekomandimit te OMN u bene akrobacira nga Sekretari i Pergjithshem i Kuvendit (i cili eshte funksionar i larte partiak) per futjen e tij ne listen e kandidareve. Dhe me kete fryme paligjshmerie qe eshte ngjizur, ligji per te eshte thjesht orientues dhe eshte ne zgjedhjen e tij ta zbatoje apo jo. Papergjegjshmeri totale. Do te shkaterroje sistemin e karrieres bazuar ne meritokraci, duke shpikur procedura dhe emeruar persona konkrete aty ku i intereson (rasti Felaj-Valikaj). Dhe merr persiper te flase ne emer te gjithe anetareve te tjere, sikur ata te mos kene te drejte vote ne kete proces. Po biem nga shiu ne bresher.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?