Ngritja e Gjykatës Kushtetuese është një nga pikat që po kërkohet me ngul si nga ndërkombëtarët si dhe një nga kushtet që duhet plotësua për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare për nisjen e bisedimeve të integrimit mes Shqipërisë dhe BE-së. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka hapur rrugë zgjedhjes së anëtarit të pestë të Gjykatës Kushtetuese. Gjatë mbledhjes së sotme KED ka vendosur që nga 4 kandidaturat vetëm Altin Binaj të kalojë klasën dhe të vijojë më tej kandidimin për të plotësuar vakancën e shpallur nga presidenti Ilir Meta në 22 nëntor 2019. Binaj, aktualisht prokuror dhe drejtues pranë Prokurorisë së Apelit Vlorë, pritet të propozohet në vijim për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, pasi ai ka kaluar me sukses edhe procesin e Vetingut.
Dy nga kandidaturat e tjera, Artan Spahiu dhe Dedë Kasneci, ngelën për mungesë dokumentacioni apo mosplotësim të kritereve. Kandidati i katërt, Gentian Mete u tërhoq vetë nga kandidimi duke bërë që KED të mbyll procesin e vlerësimit për atë. Vendi vakant në Kushtetuese u shpall nga Presidenti Ilir Meta pas shkarkimit të anëtarit Besnik Muçi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, shkalla e dytë dhe e fundit e Vetingut. Kur Meta e emëroi në Kushtetuese Muçin, ky i fundit nuk ishte konfirmuar në detyrë me vendim të formës së prerë.
Sa i takon rikthimit të Ardian Dvoranit në Këshill, anëtarët e KED u shprehën se nuk hyn në veprimtarinë dhe kompetencën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Pra, KED nuk ka marrë asnjë vendim, por bazuar ne precedentin e Arta Markut, Dvorani mund të rikthehet në Këshill deri në fund të këtij viti.
Gjatë ditës së sotme Presidenti Ilir Meta i ka dërguar letër KED dhe KLGJ që të mos vonojë më shumë ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë duke ngritur dhe njëherë problematikat mbi vonesat dhe bërjen funksionale të këtyre gjykatave të rëndësishme në vend. Një ditë më parë ishte Taulant Balla që i kërkoi Presidentit Ilir Meta bashkëpunim për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë duke i bërë funksionale deri në fund të këtij viti. Ngritja e Gjykatës Kushtetuese deri në fund të vitit u kërkua edhe nga ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtar. Aktualisht, Kushtetuesja ka katër anëtare, konkretisht; Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji. Që gjykata të funksionojë plotësisht duhet të ketë të paktën pesë anëtar.
Vacanze= pushime. Vacante= vende Pune bosh Nënshkruan edhe si redaktor mor idiot! Ti nuk e din shqipen,si do t'a redaktosh?! O kar
Përgjigju