Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Politikë
Top 24

Vakancat në KQZ, Ruçi thirrje grupeve parlamentare për emrat zëvendësues

18 Tetor 2018, 16:35| Përditesimi: 18 Tetor 2018, 18:34

  • Share

Kuvendi është njoftuar zyrtarisht për katër vakancat e krijuara në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve. Në nisje të senacës plenare të kësaj të enjte, kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi bëri me dije se KQZ ka njoftuar vendet vakante si pasojë e përfundimit të mandatit, të Hysen Osmanajt, Vera Shtjefnit, anëtarë të propozuar në KQZ nga Partia Demokratike, Bledar Skenderaj i propozuar nga PS si edhe Gëzim Veleshnja, i propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Ruçi i kërkoi krerëve të grupeve parlamentare të që të çojnë në Kuvend propozimet e tyre për vendet vakante. Kjo çështje pritet të hap debat, ndërsa më me interes pritet reagimi i PD.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?