Shqetësimet për efektivitetin e saj, vaksina anti-Covid e Oxford do i nënshtrohet një vlerësimi të ri global

27 Nëntor 2020, 14:02| Përditesimi: 27 Nëntor 2020, 14:10

  • Share

Efektiviteti i vaksinës së krijuar nga universiteti të Oxfordit në bashkëpunim me kompaninë farmaceutike AstraZeneca do t’i nënshtrohet një prove të re globale, kjo pas zërave kritik të shumë ekspertëve. 

Të enjten, John Bell, profesori i mjekësisë në Oxford dhe këshilltari i qeverisë britanike, hodhi poshtë idenë se provat e mëparshme nuk ishin kryer ose raportuar siç duhet. Ai u shpreh se shpreson te rishikimi i të dhënave nga kolegët pas publikimit të tyre në revistën mjekësore Lancet gjatë fundjavës.

Kritikët më të mëdhenj janë në SHBA, të cilët shprehen se kjo vaksinë nuk do të licencohet kurrë në SHBA dhe përkrahin idenë se kompania u përpoq të “zbukuronte” rezultatet. Megjithatë qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i ka kërkuar Agjencisë Rregullatorë të Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA), organi që licencon vaksinat në Britani, të fillojë procesin e miratimit për fazën e parë të vaksinimit.

Kërkesa për prova të reja të efektivitetit të vaksinës erdhi pasi AstraZeneca dhe universiteti i Oxfordit pranuan të mërkurën një gabim sa i përket mënyrës së dozimit të vullnetarëvë prodhimin e vaksinës së tyre, gjë që ngriti pikëpyetje në lidhje me rezultatet paraprake të vaksinës eksperimentale kundër Covid-19.

Sipas të dhënave, grupi i vullnetarëve që mori një dozë më të ulët ishte më i mbrojtur sesa vullnetarët që morën dy doza të plota, të cilët kishin mbrojtje deri në 90% .

Në grupin që mori dy doza të plota, vaksina ishte 62% efektive. Të kombinuara, prodhuesit e ilaçeve thanë se vaksina duket të jetë 70% efektive.

Oxford/AstraZeneca u bashkuan me Covax, programin e drejtuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për shpërndarjen e vaksinave në të gjitha vendet dhe ka bërë marrëveshje me prodhuesit në vendet e tjera. Dhe ajo është më e përshtatshmja për tu shpërndarë në të gjithë botën , për shkak të ruajtjes në temperatura më të larta krahasuar me vaksinat e tjera dhe për shkak të çmimit më të përballueshëm.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?