Vaksina antiCovid/ Në nëntor gati 10 milionë doza për Europën

7 Shtator 2020, 15:12| Përditesimi: 7 Shtator 2020, 15:15

  • Share

Ndërsa në të gjithë botën pritet të përfundojë faza e tretë e testeve klinike të disa vaksinave, kompanitë e prodhimit kanë ndezur motorët dhe kanë filluar nga puna.
Një pjesë e dozave të vaksinës Covid mund të mbërrijnë së shpejti. 

Provat e projektit të Oksfordit do të përfundojnë midis fundit të shtatorit dhe fillimit të tetorit dhe sapo të jetë dhënë leja do të fillojë më shpejtësi shpërndarja për Europën. 

Po sikur vaksina që tani ka nisur të prodhohet të mos jetë efikase?

"Shpenzimet e zhvillimit dhe dozat e prodhuara paraprakisht do tëmbulohen financiarisht, pjesërisht nga qeveritë", shpjegoi autoriteti i OBSH për Europën, Walter Ricciardi për gazetën italiane ‘La Repubblica’, i cili shtoi se ‘Nëse gjërat shkojnë mirë, qëllimi është që të arrijmë në nëntor me 10 milion doza të gatshme.’

Në pritje të rezultateve shkencore, fabrikat tashmë janë vënë në lëvizje. ‘AstraZaneca’ ka filluar prodhimin në disa fabrika nëpër botë. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?