Shëndeti

Vaksina e fruthit/ Mjekja apel prindërve: Mos u besoni teorive të gabuara! Është sëmundje ngjitëse e cila të çon deri në vdekje (VIDEO)

9 Prill, 08:51| Përditesimi: 9 Prill, 09:30

  • Share

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik apelojnë për rëndësinë e kryerjes së vaksinës kundër fruthit, një sëmundje ngjitëse që mund të ketë pasoja serioze për shëndetin e fëmijëve.

Vaksina është e vetmja mburojë e sigurt dhe efektive për të parandaluar përhapjen e fruthit dhe për të mbrojtur jo vetëm fëmijët tanë, por edhe komunitetin.

Doktoreshë Rovena Daja, bën thirrje prindërve që mos të besojnë teoritë konspirative, por t’u bëjnë fëmijëve vaksinën, pasi fruthi është një sëmundje ngjitëse e cila mund të çojë deri në vdekje.

 “Fruthi është një nga sëmundjet më ngjitëse. Nevojitet një mbulesë vaskinale mbi 95% për të evituar shpërthimet nga fruthi. Rastet e fruthit jo vetën në Shqipëri por edhe Europë lidhen me rënien e mbulesës vaksinale. Prindërit hezitojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre për shkak të teorive të autizmit. Por kjo është një teori e gabuar, nga studimet e kryera në të gjithë botën kanë rënë poshtë.

Vaksina është e sigurt, nuk shkakton autizëm dhe shumë efektive. Vaksoinomi fëmijët tuaja sepse, fruthi është sëmundje ngjitëse, mund të japi enfecefaliti, pneonomi dhe deri në humbje jete. Vaksina bëhet në dy doza: në moshën 1 vjeç dhe në moshën 5 vjeç. Vaksinoni fëmijët tuaj duke besuar”, tha mjekja Rovena Daja.

Shpërthimet e fruthit në disa vende të Europës kanë ngritur alarmin për autoritetet shëndetësore, ndërsa raste janë regjistruar edhe në Shqipëri. Instituti i Shëndetit Publik deri më tani ka konfirmuar 12 raste të fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje infektive në periudhën janar-mars.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t'u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?