Situata e krijuar nga covid-19 në vendin tonë, ka risjellë vëmendjen e autoriteteve shëndetësore tek vaksina e gripit. Duke pasur nën kontroll situatën e gripit, ekspertët mendojnë se do të ndihmojë dhe në përballimin me koronavirusin.
Por jo të gjithë qytetarët ndajnë të njëjtin mendim.
Do ta bëni vaksinën e gripit këtë vit?
-Jo, nuk e bëjë se jam e mbrojtur vet, kam imunitet.
-Do ta bej sezbën se jam dhe në moshën e atillë tani.
-Vitet e e tjera e kam bërë por këtë vit akoma, në privat e bëjmë por e bëjmë.
-Do ta bëjmë.
-Po kismet.
-Une e kam bërë vit për vit edhe do ta bëjë, nuk më ka zënë gripi asnjëherë.
-Jo, jo.
-Jo.
-Po.
-Akoma nuk e kam vendosur, por ndoshta nëse situata vazhdon të jetë kaq delikate do ta rimendoj sigurisht.
Vitet e kaluara e keni bërë?
-Jo nuk e kam ndjerë të arsyeshme.
-Vaksinen do ta bëjmë.
E keni bërë vitet më parë?
-Jo,jo. Kemi frike, jemi të frikësuar-u shprehën disa prej qytetarëve.
Në grupet e riskut, që do të përfitojnë vaksinën e gripit falas, përfshihen personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, mësuesit dhe të gjithë kujdestarët të cilët kujdesen për fëmijët, si dhe fëmijët nga 2 deri në 5 vjeç, sepse ata transmetojnë më shumë gripin.