Vaksina e gripit sezonal-Ekspertët: Mund të ndihmojë kundër Covid 19

13 Maj 2020, 15:52| Përditesimi: 13 Maj 2020, 15:59

  • Share

“Gripi mund të lehtësojë hyrjen e koronavirusit në mushkëri, sepse disa shtame të tij e amplifikojnë praninë e receptorëve që koronavirusi përdor për të sulmuar qelizat tona”, thotë studimi i publikuar nga revista prestigjoze Lancet, e i realizuar nga Universiteti i Hong Kongut.

Shkencëtarët infektuan disa inde njerëzore in vitro me viruset SARS dhe MERS dhe panë një “ rëndim të receptorëve ACE2 në qelizat epiteliale”. Normalisht, nivele të larta të ACE2 në rrugët e frymëmarrjes mund të lehtësojnë hyrjen e virusit dhe zhvillimin e infeksionit.

Me pak fjalë, koronavirusi arrin të depërtojë në qelizën e njeriut përmes proteinës së tij kyçe S e cila vepron si një “çelës” sepse është në gjendje të depërtojë në një proteinë tjetër të pranishme në qelizat tona, e quajtur receptori ACE2, e që është përdorur dhe virusi I mëparshëm SARS.

Vaksina kundër gripit, sipas epidemiologot Paolo Bonanni, mund të ndihmojë e para sepse të kesh dy infeksione virale që qarkullojnë njëkohësisht është një problem, pasi personi tashmë mund të dobësohet nga virusi i gripit kur infektohet me SARS-CoV2; dhe e dyta sepse gripi sezonal rrezikon t`ia hapë derën më lehtë Covid 19-tës. Antitrupat që përfitohen nga kjo vaksinë nuk e ndalojnë plotësisht virusin e ri, por ekspertët mendojnë se mund ta dobësojnë atë, duke e reduktuar egërsinë e infeksionit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?