Vaksina e ‘Moderna’-s e sigurt! Krijon antitrupa te të gjitha grupmoshat, pak efekte anësore

27 Gusht 2020, 15:47| Përditesimi: 27 Gusht 2020, 15:49

  • Share

“Vaksina eksperimentale antiCovid që po zhvillon bioteknikja ‘Moderna’ duket se është e sigurt dhe krijon një përgjigje imunitare në të gjitha grupmoshat, përfshirë edhe të moshuarit” – Kështu është shprehur Jacqueline Miller, një zyrtare e lartë i kompanisë.

Të dhënat nga faza e parë e provave të sigurisë së vaksinës treguan vetëm efekte anësore të papërfillshme dhe se ajo gjeneron reagimin e duhur imunitar te vullnetarët e moshave nga 18 deri në 71 vjeç

Faza e parë e testeve klinike u zhvillua në tre grupmosha: 18 deri 55 vjeç, 56 deri në 70 vjeç  dhe mbi 71 vjeç. Të gjithë morën dy doza 100mg të vaksinës 28 ditë larg nga njëra tjetra. 

Antitrupat neutralizues të aktivizuar u zbuluan në të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë edhe ata të moshës së tretë dhe se të gjitha grupmoshat prodhonin të njëjtën përgjigje immune, një shenjë e mire kjo pasi njerëzit e moshuar shpesh kanë përgjigje më të dobëta ndaj vaksinave.

Efektet më të shpeshta anësore që u identifikuan ishin lodhja, të dridhura dhe dhimbja e kokës. Shumica e simptomave u shfaqen pas marrjes së dozës së dytë por që marrin fund brenda ditës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?