”Vaksina felicita”, parodistët e Vlorës: S’dimë nga t’ia mbajmë. Qeveria na këshillon, opozita e kundërshton

3 Dhjetor 2020, 16:36| Përditesimi: 3 Dhjetor 2020, 16:41

  • Share

Dy mjeshtrar e humorit vlonjatë Afrim Agalliu dhe Agron Hamo kanë realizuar parodinë ”Vaksina felicita” për virusin korona. Parodistët teksa përshkruajnë pasojat e rënda ekonomike që ky virus po shkakton në vendin tonë, nuk rrinë pa ndalur as tek dekretet e panumërta të qeverisë që i bën publike përmes televizionit, ndërsa nga opozita kundërshtohen pambarimisht.  

“Pandemia na mbylli në shtëpi... Po presim nga halli vaksina të dalë. Qeveria po nxjerr dekrete për ne edhe për vete, opozita kundërshton... Njerëzia, s’dinë nga t’ia mbajmë. Kemi mbetur pa punë dhe pa para. Ekonomia ra”, janë disa nga vargjet e parodisë së interpretuar nga Agalliu dhe Hamo.

Vet artistët zgjidhjen përfundimtare të kësaj situate të rëndë për shkak të pandemisë CODI 19, që ka përshkruar mbarë botën e shikojnë tek gjetja e vaksinës.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Akrepi: 09/12/2020 11:49

    Do aro s'do ndokush , keta zoterinj kane qen dhe mbeten Artiste dhe intelektual te medhenj . Vlonjat te nderuar dhe te respektuar . Nepermjet humorit te tyre fitojne te gjithe , si ata qe i kuptojne , si ata qe as i kane kuptuar dhe as kan per ti kuptuar . Humori i tyre vret vetem te keqen , dhe i jep jete te mires .

    Përgjigju
  • dibran: 03/12/2020 16:56

    ...Shume keq keni qene ju!!!!! Gjithe jeten tra-la-la-la-la!!!! Kurre nuk e ulet kurrizin per pak pune te ndershme!!!!! Asnjehere nuk e bete humorin-humor dhe kenaqesi,por vetem batute te rastit dhe .... asgje me shume !.....Nje mik i imi thote per seren tuaj andej e ketej rregjimit: Me nje kenge, me nje batute, me nje rol episodik mbeten gjithe jeten artiste te PAGUAR nga populli fukara, POR ASNJEHERE NUK QENE ARTISTE TE NIVELEVE TE LARTA !!!!! .. ATA TE MEDHNJE IKEN PA BUJE, TE NDERSHEM E TE RESPEKTUAR....!!!!! ps: Ju shkoni pas opozites...dhe dihet ku perfundoni!.....Shikoni ndonje batute tjeter, se mos ndoshta ju hedhin ndonje qindarke!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?