Vaksina italiane kundër Covid-19, në vjeshtë nis testimi te njeriu

3 Qershor 2020, 15:20| Përditesimi: 3 Qershor 2020, 15:22

  • Share

Sipas gazetës italiane La Stampa, Kompanitë bioteknologjike Takis dhe Rottapharm Biotech po punojnë për një vaksine kundër Covid-19, të quajtur Covid-eVax. Dy kompanitë italiane synojnë të kryejnë testet e para të saj në vjeshtën e këtij viti.

Vaksina italiane Covid-eVax bazohet në injektimin e një fragmenti të materialit gjenetik të virusit në muskul, ku promovon sintezën e një pjese të proteinës Spike, pra proteinën që koronavirusi përdor për të sulmuar qelizat; në këtë mënyrë reagimi imunitar stimulohet si me prodhimin e antitrupave ashtu edhe në nivel qelizor, duke aktivizuar qelizat e sistemit imunitar.

Efikasiteti i procesit rritet me teknikën e elektroporeve, e cila favorizon kalimin e materialit gjenetik në qeliza në mënyrë të thjeshtë, të shpejtë dhe pa efekte anësore falë stimujve të butë dhe të shkurtër elektrikë.

Vaksina e Oksfordit, pritet testimi te 10 mijë vullnetarë

Ndërkohë, fillon në Brazil dhe Britani  faza e dytë dhe e tretë e eksperimentimit të vaksinës për të cilën Universiteti i Oksfordit po punon në bashkëpunim me kompaninë Advent Irbm. 5000 vullnetarë të shëndetshëm në Britaninë e Madhe janë përzgjedhur tashmë, po aq do të përshihen në testet që do të kryhen në Brazil. Faza e tretë do të përsëritet në Brazil pasi qarkullimi aktual më i ulët i virusit në Evropë e bën më kompleks monitorimin e efektivitetit të vaksinës nga shkencëtarët. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?