Kronikë

Vaksina kineze, Pipero: Krijon imunitet natyral, garanci na jep përdorimi në vendin e origjinës

6 Prill 2021, 22:13| Përditesimi: 6 Prill 2021, 22:19

  • Share

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, tha se nuk ka vaksina të këqija, ndërsa foli për efikasitetin mbi vaksinën kineze dhe dyshimet e pabaza që janë hedhur për të.

I ftuar në emisionin “Open”, Pipero u shpreh se nëse një vaksinë ka efikasitet mbi 60%, atëherë quhet vaksinë e mirë, ndërsa theksoi rëndësinë e vaksinave që aplikohen në vendin e origjinës, duke thënë se kjo është një garanci.

Po ashtu Pipero sqaroi se ajo krijon një imunitet më natyral, për shkak se përdor teknologjinë e bazuar mbi virus të dobësuar.

“Është e rëndësishme që një vaksinë të jetë e regjistruar në vendin e origjinës dhe të jetë e përdorur në vendin e origjinës. Kjo na jep garanci për përdorimin në një vend tjetër. Nuk ka të njëjtin ligj për vaksinën siç ka për medikamentet. Dua të them që për vaksinën kineze nuk bëhet fjalë për teknologji të re, por për ato më të vjetrat se është e bazuar mbi virus të dobësuar. Në opinionin tim është më afër asaj që është imuniteti natyral, edhe pse teknologjitë e reja janë absolutisht një arritje shumë e madhe, një siguri më shumë dhe mundësi për të siguruar vaksinimin e shumë qytetarëve. Për mua, nuk ka vaksina të këqija, por janë të mira. Nëse një vaksinë jep efikasitet mbi 60%, konsiderohet shumë e mirë”, u shpreh Pipero.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?