Kronikë

Vaksina kundër tuberkulozit na mbron nga koronavirus? Mjekja pediatre: Është shpresë për të luftuar virusin (VIDEO)

9 Prill 2020, 10:36| Përditesimi: 9 Prill 2020, 10:50

  • Share

Një studim i kryer për efektin e vaksinës kundër tuberkulozit në virusin Covid-19, ka bërë që shpresat të rilindin për gjetjen e mënyrave për të luftuar virusin që po merr jetë njerëzish në mbarë botën.

E pyetur nga gazetarja Suada Daci se a na ndihmon vaksina e tuberkulozit për të luftuar koronavirusin, mjekja pediatre Ilsa Kraja thotë se edhe pse mbetet një studim, kjo vaksinë është shpresë.

"Vaksina e tuberkulozit është shumë e nevojshme për tuberkulozin. Duhet të jem e kujdesshme kur flas për koronavirusin sepse jemi gjithë kohës duke marrë njohuri të reja, çdo ditë. Është bërë një studim shumë i mirë në Australi për vaksinën e turbekulozit që thotë që mbron ndaj Covid 19. Edhe pse ngelet ende një studim i kufizuar në njerëz, është një shpresë e mirë që ata që e kanë bërë këtë vaksinë" shprehet mjekja Ilsa Kraja. 

D.M./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?