Drejtoresha ekzekutive e Agjencisë Evropiane të Mjekësisë (EMA) Emer Cooke

Bota

Vaksina ndaj COVID nuk është efektive për variantin e ri, EMA: Brenda 3-4 muajve do krijojmë vaksina të reja kundër Omicron

30 Nëntor 2021, 13:35| Përditesimi: 30 Nëntor 2021, 14:38

  • Share

Agjencia Europiane e Barnave, tha se po synojnë që brenda 3-4 muajve do të krijojnë një vaksinë të re të modifikuar kundër variantit të ri Omicron. Kështu tha në Parlamentin Evropian, drejtoresha ekzekutive e Agjencisë Evropiane të Mjekësisë (EMA) Emer Cooke.

“Jemi përgatitur për më të keqen edhe pse shpresojmë për më të mirën”, u shpreh drejtoresha e rregullatorit të Bashkimit Europian, duke paralajmëruar aprovimin e një vaksine të re anti-covid të modifikuar për të luftuar Omicron.

“Ne mund të jemi në një situatë të tillë që, nëse nevojitet ndryshimi i vaksinave ekzistuese, ne mund t’i aprovojmë ato brenda 3 apo 4 muajve. Kjo periudhë nis që prej fillimit të ndryshimeve. Por së pari, duhet të merret një vendim nëse kjo është e nevojshme”, u shpreh Emer Cooke.

Drejtori i Përgjithshëm i prodhuesit të barnave Moderna ndezi kambanat e reja të alarmit në tregjet financiare të martën, duke paralajmëruar se vaksinat ekzistuese nuk kishin gjasa të ishin po aq efektive kundër variantit Omicron, i zbuluar për herë të parë në Afrikën Jugore, aq sa kanë qenë kundër versionit Delta.

"Edhe nëse varianti i ri bëhet më i përhapur, vaksinat që kemi do të vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje," tha Cooke.

Në shkurt, EMA lëshoi ​​udhëzime të reja për të përshpejtuar procesin e miratimit për prodhuesit e barnave që modifikojnë vaksinat e tyre COVID-19 për t'u mbrojtur kundër varianteve të reja.

Omicron ka disa mutacione nga dy variantet e mëparshme, Beta dhe Gamma, që i bënë ata më pak të prekshëm ndaj vaksinave. Përveç kësaj, Omicron ka 26 mutacione unike, shumë prej tyre në rajonet e shënjestruara nga antitrupat e vaksinës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?