280 mijë doza të vaksinës kundër gripit janë shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit, teksa kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e virozave.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë mjekët u bëjnë apel të gjithë qytetarëve të bëjnë këtë vaksinë për të mbrojtur veten dhe familjen.
“Kemi hyrë në sezonin e vjeshtës prandaj qytetarët, 50-60 vjeç- me sëmundje kronike, probleme kardiovaskulare etj- duhet të vaksinohen. Grupi më i rëndësishëm është ai personelit mjekësor më mënyrë që ti shërbejnë qytetarëve”, thotë mjekja.
Një apel u bëhet edhe prindërve që të vaksionjnë të vegjlit e tyre sidomos ata që janë për herë të parë në komunitet.
Komente
