Vaksina Sinopharm

Vaksinat kineze kundër COVID-19 ‘pushtojnë’ botën

3 Mars 2021, 10:57| Përditesimi: 3 Mars 2021, 11:04

  • Share

Pronari i një klubit nate në Beograd, Dusko Milojeviç ka humbur dy miq të ngushtë nga koronavirusi. Prandaj kur qeveria serbe i ofroi një vaksinë, atij nuk i interesonte se nga vinte ajo.

"Unë u kujdesa vetëm që ajo të ishte miratuar diku," tha Milojeviç, i cili bëri dozën e tij të dytë të vaksinës kinezë, Sinopharm më 10 shkurt.

"Unë jam i sigurt që Kina nuk do të vriste kinezët."

Ndërsa SHBA-ja dhe vendet e tjera perëndimore janë përqendruar në vaksinimin e popullatës së tyre, Kina ka premtuar afërsisht gjysmë miliardë doza të vaksinave të saj në vendet rreth globit.

Pavarësisht pyetjeve në lidhje me efektivitetin dhe sigurinë e tyre, njerëzit nga Kili në Zimbabve dhe Indonezia janë ndër ata që po rreshtohen për të marrë të vaksinën.

“Ne po shohim se diplomacia e vaksinave ka filluar një lojë, me Kinën në krye, duke qenë në gjendje të prodhojë vaksina brenda vendit dhe duke i vënë në dispozicion të të tjerëve, kryesisht vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme në botë.”, thaKrishna Udayakumar, drejtor themelues i Qendrës Globale të Inovacionit në Shëndetësi në Universitetin Duke në SHBA.

Kina ka dërguar rreth 10 herë më shumë doza vaksine sesa ka administruar në vend.

Partia Komuniste në pushtet thotë se ky është një bashkëpunim në lidhej me vaksinat dhe jo një diplomaci vaksinash duke mohuar çdo motiv të fshehtë.

"Ne besojmë se të gjitha vendet duhet të punojnë së bashku për t'i rezistuar nacionalizmit të vaksinave dhe për të promovuar shpërndarjen e paanshme dhe të drejtë të vaksinave, veçanërisht shpërndarjen midis vendeve në zhvillim", thotë Hua Chunying, një zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Por Udayakumar thotë se Pekini po ushtron qartë "fuqinë e saj të butë" duke shitur apo edhe dhuruar vaksinat për vendet më të varfra.

"Kur të merrni vendime diplomatike për 2 ose 3 vjet, do të kujtoni se kush ju ka ndihmuar në një moment të vështirë krize.”, thotë ai.

Efikasiteti i vaksinës kineze është pas asaj të Pfizer dhe Modera sipas studimeve, por deri më tani nuk janë raportuar efekte anësorë serioze dhe kjo mjafton për disa udhëheqës.

"Ne do të jemi në gjendje të shpëtojmë mijëra jetë", tha kryeministrja Serbe Ana Brnabic kohët e fundit ndërsa priti një dërgesë vaksine në aeroport.

"Unë nuk mund t'i gjej fjalët për t'i shprehur të gjithë mirënjohjen time Kinës.", shtoi ajo.

Serbia ishte vendi i parë në Evropë që filloi të vaksinonte popullsinë e saj me vaksinat anti-COVID kineze. Qeveria thotë se bleu pak më shumë se 2.6 milion doza në total nga vende të ndryshme por shumica ishin nga Kina.

Bashkimi Evropian ka rregulla të rrepta në lidhje me vaksinat dhe nuk ka miratuar vaksinën kineze.

Milojeviç shpreson se gjendja e biznesit të tij do të përmirësohet deri në verë. Por ai e di se ka disa gjëra që asnjë vaksinë nuk mund të rregullojë.

"Të gjithë kemi një të afërt ose të dashur i cili ka vdekur nga COVID-19. Ata nuk ishin nga ata që nuk respektuan masat anti-COVID duke pretenduar se virusi nuk ekziston, ata thjesht ikën.”, tha Milojeviç.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?