Shëndeti

Vaksinimi anti-COVID i fëmijëve/ Debati pro dhe kundër, ju bën dëm dhe steril?! Avokati ‘përplaset’ me ekspertët në Report Tv

29 Tetor 2021, 13:49| Përditesimi: 29 Tetor 2021, 15:42

  • Share

Debat i fortë është krijuar në studion e Report Tv  lidhur me çështjen e vaksinimit anti-COVID, mes avokatit Zaçe Islami dhe dy mjekeve shqiptarë Genc Kapxhiu në Itali dhe Erion Dasho në Gjermani.

Avokati ka hedhur akuza të forta ndaj qeverive dhe shkencës duke thënë se vaksina antiCOVID merr jetë dhe se përmban substanca të dëmshme, prandaj përbërja e saj nuk bëhet publike. Por këto deklarata janë cilësuar të papranueshme dhe të dënueshme nga mjekët në Itali dhe Gjermani, ku theksuan se këto janë dezinformime që marrin jetë njerëzish dhe se nuk duhen lejuar kurrsesi t'u jepet zë publik.

Avokati tha se prindërit nuk duhet që të lejojnë vaksinimin e fëmijëve pasi qëllimi i vetë vaksinës është steriliteti.

“Këto nuk janë vaksina, një vaksinë që të përdoret te njerëzit duhet të kalojë disa stade. Një stad 5 vjeçar te testimi te kaviet dhe më pas një stad 5 vjeçar te një grip njerëzish që pranojnë  ta bëjnë vaksinën dhe më pas futen në përdorim. Këto nuk janë vaksina dhe përmbajtja e tyre ka element të dëmshëm. Televizioneve thonë vetëm vaksinohuni por nuk thonë asgjë tjetër. Unë u bëj thirrje prindërve nëse duan fëmijët  e tyre të mos i vaksinojnë, pasi vaksina është vetëm për sterilizimin e njerëzve. Ju po vrisni njerëzit, pse nuk thonë përmbajtjen e vaksinës brenda”, tha Zaçe.

Por për mjekun shqiptar në Gjermani, Erion Dasho këto teori konspirative thuhen nga persona me çrregullime mendore dhe se duhet krijuar në lëvizje kundër sharlatanëve dhe dezinformuesve se sa hera ata flasin vdesin njerëz.

“Me vjen keq që media i lë hapësirë këtyre mendimeve që si ky avokati që po gabon dhe kur i thotë këtë publikisht merr më qafë njerëzit. Ne jemi në një situatë ku kemi kaluara valë të tmerrshme të covid dhe pësuam katastrofa njerëzore. Faktet që po citon avokati nuk qëndrojnë  dhe i citon të gjithë gabim. Askush nuk është shprehur kundër vaksinës dhe asnjë studim nuk ka thënë dhe nuk ka gjetur lidhje se vaksina të bën steril. Janë të gjitha fantazi dhe stisje nuk e kuptojë pse e kanë bërë këtë gjë. Ata që thonë këto deklarata janë të çekuilibruar mendërisht. Avokati po bën krim dhe sot qytetarët e dëgjojnë të këtë. Duhet të ketë një lëvizje kundër sharlatanëve dhe dezinformuesve se sa hera ata flasin vdesin njerëz”, tha Dasho.

Në lidhje me vaksinimin e fëmijëve mjeku tha se është dakord, madje se ai i ka vaksinuar fëmijët e tij 13 dhe 24 vjeç.

“I mbështesë plotësisht për fëmijët, unë kam vaksinuar të dy fëmijët e mi 13 dhe 24 vjeç. Edhe doza e tretë e vaksinës duhet pas 6 ose 9 muajsh. Rekomandimet për këto vijnë nga institucionet prestigjioze ndërkombëtare si CDC, FDA, EMA, ku ka shqiptarë që nuk korruptohen”, tha mjeku Dasho.

Edhe mjeku shqiptar në Itali Genc Kapxhiu tha se vaksina është një gjë e domosdoshme si për fëmijët dhe të rriturit pasi i mbron nga virusi, ndërsa deklarata e avokatit i konsideroi të pavërteta.

“Situata në Itali është e mirë pasi vaksina ka funksionuar. Njeriu është i lirë të besoj apo jo në atë që thotë shkenca, ne si mjekë na intereson të kurojmë të sëmurët. Çdo njeri duhet të vaksinohet, nuk ehte e detyruar. Nuk janë të vërtetë të dhënat e zotërisë, unë personalisht kam bërë dhe vaksinën e 3-të, por edhe pjesa më e madhe e fëmijëve kanë zgjedhur të vaksinohen dhe duhet të vaksinohen është një gjë e mirë, dhe studimet e mbështesin”, tha mjeku Kapxhiu.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erkandi: 29/10/2021 15:55

    "Ekspertet" jane ata qe mbajne pergjegjesine me te madhe per keq-informimin dhe dizinformimin qe kane perhapur. Maskat nuk duhen. Maskat duhen. Te ecesh rruges me maske por te ulesh ne kafe pa maske. Muzika e ben Covid-in me te transmetueshem. Ne oren 23:00 - 6:00 Covid-i eshte me i rrezikshem. Mbylly ne shtepi, por mbaji dritaret hapur 3 here ne dite. Mos dil jashte, as ne natyre ku nuk ka njerez te tjere per kilometra te tere. Vaksinat jane 99% efektive. Vaksinat jane 95% efektive. Vaksinat jane 60% efektive. Vaksinat jane 45% efektive. Vaksinat jane 5% efektive. Po u vaksinove, nuk ka nevoje per maske. Pas vaksinimit duhet te vazhdosh te mbash maske. Femijet nuk e transmetojne Covid-in. Femijet duhen vaksinuar. Vaksinat Kineze dhe Ruse jane po aq te mira. Vaksinat Kineze dhe Ruse nuk bejne. Nuk do kete vaksinim me detyrim. Vaksinimi eshte me detyrim nese do te shkollohesh, punosh, jetosh. Ne cfare fushe jane eksperte keta? Sepse ne imunologji kane patur te njejten saktesi sa nje monedhe e hedhur koke-a-pil. Kur vjen puna te femijet, keta eksperte te mendohen mire para se te hapin ate gjiriz ku mbajne kordat zanore, SEPSE ATY NUK FAL NJERI!

    Përgjigju
  • Den: 29/10/2021 14:19

    Kush e ka bere avokat kete k...,do e kete blere diplomen tek Kristali Mbushur bota me sharlatane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?