Vaksinim me tre doza ose dy doza dhe test PCR për të hyrë në Kosovë, qytetarët shqiptarë në kufi të revoltuar: S'është e drejtë, po kthehemi mbrapsht

22 Janar 2022, 11:38| Përditesimi: 22 Janar 2022, 11:48

  • Share

Nga sot, Kosova nuk lejon hyrjen në vend me dy doza vaksine, por me tre doza ose dy doza dhe test PCR, kryer jo më larg se 48 orë. Ky vendim i qeverisë së Kosovës, për shkak të përhapjes së variantit Omicron, ka sjellë për pasojë kthimin mbrapsht të dhjetëra qytetarëve shqiptarë, të cilët donin të hynin në Kosovë për arsye pune, vizita shëndetësore apo turistike. Qytetarët janë shprehur të revoltuar mbi vendosjen e këtyre masave, duke i konsideruar të pakuptimta. Ata kërkojnë që testi i PCR, që kushton 30 euro, të bëhet falas për shkak se nuk i përballojnë dot kostot.

"Nuk e marrin fare në konsideratë dokumentacionin, unë kam certifikatë të rregulluat vaksinimi. Unë detyrohem të kthehem, të marr parasysh shpenzimet, lodhjen, stresin. Ne as nuk na kishin lajmëruar që të bënim atë dokumentin tjetër që kërkojnë këta. Vaksina e tretë bëhet pas 6 muajsh, unë nuk e bëj do më shpejt. Do kthehem mbrapsht sepse testin 30 euro unë nuk e paguaj dot", tha një qytetar.

"Të dyja qeveritë pse nuk i diskutojnë këto që mos krijohen problematika?", u shpreh një tjetër.

"Nuk na lënë të kalojmë sepse kërkojnë vaksinim me tre doza ose testin. Nuk na lënë tani, na kanë bllokuar këtu. Nuk kishim informacion, mbrëmë ka dalë vendimi. Testi është 30 euro, nuk e dimë tani, kam 1 orë i bllokuar këtu. Nuk e di si do ja bëj, do kthehem", tha tjetri.

Kosova dje ka miratuar masat e reja anti-COVID në vend, pas rritjes së numrit të rasteve të reja pozitive me koronavirus. Në masat e reja bënë pjesë edhe kërkesa për dëshmi të vaksinimit anti-Covid me tri doza, për të hyrë brenda territorit të Republikës së Kosovës, ose vaksinim me dy doza dhe test PCR.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Koço: 22/01/2022 16:42

    Jane rregullat e shtetit Kosovare o njerez te pa marrur vesht! O shqiptar te pa marrur vesht pse niseni pa u vaksinuar? Kosova eshte shtet jo si ky i yni qe nuk ka fare seriozitet per asgje!ju te pa kenaqurit ,heren tjeter nisuni me mend ne koke se Kosovaret nuk ju lejojne te hyni ne kosove pa plotesuar kushtet qe ka vene shteti i tyre,dhe se fundmi ato nuk korruptohen me euro bakshish,siç korruptohen banditet tane me uniforme.

    Përgjigju
    • rolando: 24/01/2022 13:40

      fare mire kalon nese ju thua qe kosoven po e perdor vetem si tranzit dhe qe ti zdo besh asnje ndales ne kosove.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?