Arsimtarët janë një ndër kategoritë në vend për të cilët vaksinimi është me detyrim, ndërsa për ata që nuk do të pranojnë të vaksinohen, mundësia tjetër do të jetë testim çdo javë.
Kështu u shpreh mjeku Alban Ylli, anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve, i cili tha në 'Report Tv' se ata që do të refuzojnë edhe testimin, do të pezullohen pa të drejtë page.
Sipas mjekut, transmetueshmëria e virusit nga mësuesi te nxënësit është shumë i lartë, ndaj vaksinimi i tyre është shumë i rëndësishëm.
"Një mësues që refuzon të bëjë vaksinën, do t'i ofrohet si alternativë kryerja e testit çdo javë, nëse do refuzojë dhe këtë, me gjasë do të pezullohet pa pagesë. Praktika që po zbatohet edhe në vende të tjera të botës, do zbatohet dhe këtu. Ka përjashtime të rralla për persona që për arsye shëndetësore nuk e kryejnë dot vaksinën. Pas datës 30 shtator ata do ta kenë më të vështirë përmes testit javor ose do të pezullohen nëse nuk do të pranojnë ta bëjnë këtë", u shpreh ai.
Lajmi kryesor: