Vaksinimi i të moshuarve, ja procedura e plotë! Emrat referohen nga mjeku i familjes, në ditë njoftojnë 5 pacientë

13 Mars 2021, 18:26| Përditesimi: 13 Mars 2021, 18:37

  • Share

Më datë 17 shkurt nisi vaksinimi anti-covid i të moshuarve në azile. Më pas ky proces vijoi me të moshuarit +80 vjeç në stadiumin 'Air Albania' dhe në qendrat e tjera të vaksinimit në Shqipëri.

Aktualisht po vaksinohen grupmosha 80 vjeç + dhe 90 vjeç +, pra gjithmonë fillon me numërim mbrapsht duke filluar nga mosha më e lartë po them 100 apo 102 vjeç që ne kemi vaksinuar dhe me radhë, 102,101,99 dhe me radhë deri tek mosha 80-vjeçare”-u shpreh Bora Salaj, drejtoreshë e NJVKSH Tiranë.

Deri më tani janë vaksinuar me dozën e parë 4,629 të moshuar mbi 80 vjeç, dhe 163 me dozën e dytë. Nga totali 700 e të moshuarve janë nga azilet dhe pjesa tjetër janë referuar nga mjeku i familjes, ai që nxjerr të dhënat për të moshuarit në qendrat shëndetësore.

Çdo mjek familje që ka grupmosha 18 deri në 100 vjeç i është thënë që të nxjerri statistikat e veta nga regjistri themeltar i banorëve moshat mbi 90. Duke parë pastaj ditëlindjet e secilit, duke parë pjesën e kontaktit, duke kontaktuar qoftë me personat vet apo me familjarët e tyre, janë përzgjedhur pastaj nga çdo mjek dhe janë bërë listat përkatëse”-tha Bujar Mema, drejtor i QSH 9.

Më pas është drejtori i Qendrave Shëndetësore që përzgjedh emrat e të moshuarve që do të vaksinohen.

Mbasi bëjmë listën ditore duke parë pjesën e vitit të lindjes, pra të vjetërsisë dhe të sëmundjeve, këtë listë ne e dorëzojmë te organizatorët e listave përfundimtare të vaksinimit dhe njëkohësisht lajmërojmë dhe mjekët përkatës të familjes të këtyre personave nëpërmjet numrit të telefonit që kemi aty, në mënyrë që vet mjeku pastaj komunikon me familjarin duke theksuar pjesën e orës kur do paraqitet dhe vendin ku do paraqitet në mënyrë që emri i personit që do të shkojë atje të figurojë dhe në listat kryesore të vaksinimit”-shpjegoi Bujar Mema, drejtor i QSH 9.

Për tu siguruar që procesi i përzgjedhjes është i drejtë dhe nuk bëhen vaksinime para grupeve prioritare, drejtoresha e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Bora Salaj, shpjegon se emrat e përzgjedhura në qendrat shëndetësore dërgohen në njësitë vendore ku bëhet verifikimi në sistemin elektronik.

Stafi nga njësia vendore bën një double check duke parë sistemin elektronik ku janë të gjithë pacientët me kartë identiteti dhe numër telefoni si dhe me datëlindje dhe bëhet verifikimi që të mos ketë asnjë lloj abuzimi. Dhe në stadium kur bëhet pastaj vaksinimi sigurisht ka staf tjetër që bëhet filtrimi i këtyre listave që kanë të gjitha të dhënat e mundshme, pra filtrimi bëhet në katër, pesë vende”-tha Bora Salaj, drejtoreshë e NJVKSH Tiranë.

Që prej nisjes së vaksinimit me stafet shëndetësore ka patur një interes të madh të moshuarve për tu vaksinuar, ndaj ka pasur dhe një qasje pozitive në këtë proces deri më tani. Çdo ditë Qendrat Shëndetësore referojnë 5 emra të moshuarish për tu vaksinuar.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ana: 13/03/2021 22:05

    Si ka mundesi qe paskan 1 muaj qe vaksinohen te moshuarit kur akoma s'jane vaksinuar mjeket qe ishin te paret ne rradhe?! Cdo dite vazhdojne vdesin mjeke prej kovidit. Nje katastrofe e vertete menaxhimi ne Shqiperi, asnje mase per mbyllje, eshte lene situata komplet ne dore te seleksionimit natyral...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?