Bota

Vaksinimi kundër COVID-19/ 'Të gjitha rrugët të çojnë në Serbi', italianët kërkojnë 'shpëtim' në Beograd! Qindra kërkesa për marrjen e Sputnik V

6 Prill 2021, 11:24| Përditesimi: 6 Prill 2021, 13:48

  • Share

Të gjitha rrugët të çojnë në Serbi, një destinacion i ri turistik për pranverë-verën e këtij. Dhe shkak nuk janë vetëm pamjet turistike që ofron vendi, por vaksina anti-COVID. Qindra turistë italianë po i drejtohen Serbisë për të marrë vaksinën ruse Sputnik V, siç veproi edhe konti Simone Avogadro nga Vigliano.

Në zyrat e konsullatës në Milano, në ato të ambasadës në Romë ka pushime, për shkak të festave, por telefoni nuk pushon dhe emailet po ashtu.

“Avokatët, sipërmarrësit, profesionistët e pavarur, studentë, mjekë italianë ose punëtorë shëndetësore që pyesin për vaksinimin. Nëse ata detyrohen të vaksinohen, të gjithë do të preferonin opsionin e vaksinës ruse Sputnik, duke emigruar në Ballkan", shpjegon Radmila Selakovic, konsullja e Serbisë në Milano.

Dhe duke pasur parasysh fillimin e ngadaltë të fushatës së vaksinimit në Itali, shumë janë bashkuar me turmën duke kërkuar rrugë alternative të udhëtimit drejt Serbisë.  Shtuar këtij fakti, edhe shqetësimi pas pezullimit për disa kohë të AstraZeneca në pjesën më të madhe të Evropës.

Serbia e cila ka 7 milion persona, ka nisur një fushatë intensive vaksinimi kundër koronavirusit  duke siguruar 4 vaksina anti-COVID.  Për vendin ballkanik popullsia e vogël dhe posedimi i shumë vaksinave, bëri që procesi të ecë me ritëm të shpejtë, jo vetëm për vendasit por edhe për të huajt.

Strategjia e vaksinimit në Serbi u bazua në shpërndarjen e vaksinave, veçanërisht atyre kineze, edhe në vendet të cilat nuk kishin mundësi të administronin asnjë dozë. Kështu për disa javë Serbia arriti të bëhej Meka e vaksinës.

Italianët në anën tjetër po përdorin mundësinë e vaksinimit  edhe në Vatikan, ku jo vetëm familjarët e banorëve vaksinohen, por edhe ata që hyjnë për arsye pune.

Të njëjtën politikë po përdor edhe Katari, kush kalon "fiton" një vaksinë, duke të ofruar shembullin e një gare për Grand Prix. Por në distanca dhe me kosto për Italinë.

Brenda fundjavës së parë në Serbi mbërritën 22,000 persona nga Bullgaria, Maqedonia dhe Mali i Zi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?