Kronikë

Vaksinimi masiv, Ogerta Manastirliu: Këtë javë vijnë 7.000 doza Pfizer, 20 mijë gjithsej deri më 19 prill (VIDEO)

31 Mars 2021, 09:49| Përditesimi: 31 Mars 2021, 14:00

  • Share

Sot në ditën e katërt të vaksinimit masiv në të gjithë vendin, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka dhënë të tjera detaje mbi ecurinë e procesit.

Manastirliu bëri me dije se gjatë muajit prill do të vijnë 20 mijë doza të vaksinës Pfizer.

“Presim nga kontrata me kompaninë Pfizer të kemi sërish përgjatë muajit prill rreth 20 mijë doza. Brenda javës së parë presim 7 mijë dozat e para, e më tej deri në datë 19 prill 20 mijë doza. Ndërkohë që presim që të lëvrohen edhe sipas kalendarit të lëvrimit dhe pjesa tjetër e dozave Sinovac”, bëri me dije Manastirliu.

Ajo tha se vendi është i përgatitur për të rritur numrin e vaksinimeve.

“Të gjithë ekipet tona të vaksinatorëve po bëjnë një punë shumë të mirë. Fakti që për tre ditë radhazi kemi kryer mbi 50 mijë vaksinime tregon që kapacitetet tona janë të mjaftueshme. Por sigurisht jemi përgatitur që të rrisim numrin e vaksinimeve nëpërmjet kapaciteteve tona të burimeve njerëzore, të cilat tashmë i kemi trajnuar dhe i kemi futur edhe në forcë”, tha Manastirliu.

Nga fillimi i procesit të vaksinimit janë kryer 119,321 vaksinime. Deri mbrëmjen e djeshme u shënuan 100 mijë personat e vaksinuar  pasi deri tashmë janë mbi 19 mijë personat që kanë marrë dozën e dytë! Vetëm dje në ditën e tretë të vaksinimit masiv, kanë marrë dozën e parë 21.536 persona.

Autoritetet qeveritare kanë bërë me dije se objektivi është që brenda majit të jenë vaksinuar gjysmë milioni shqiptarë.

Ora 13:57
Ditëlindje në qendrën e vaksinimit, Manastirliu poston videon! Mjekja surprizohet në sheshin "Skënderbej"

Një ditëlindje ndryshe ka qenë kjo për mjeken Kristina Deda, e cila këtë herë e ka 'festuar' në qendrën e madhe të vaksinimit në sheshin "Skënderbej".

Ka qenë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar një video në Facebook, ku mjekja është surprizuar nga kolegët.

"Ditëlindje speciale për dr. Kristiana Dedën në qendrën e madhe të vaksinimit në sheshin Skënderbej. Mjekja e palodhur jep shërbim në qendrat e vaksinimit të Tiranës që prej ditës së parë të këtij procesi të jashtëzakonshëm, në shërbim të jetës", shkruan Manastrilu.

Çadrat në sheshin "Skënderbej" janë vendosur prej katër ditësh tashmë, ku vijon vaksinimi masiv për të moshuarit mbi 70-vjeç me vaksinën kineze Sinovac.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?