Sikurse shumë vende të tjera, Italia vijon me procesin e vaksinimit, por megjithatë është kritikuar për ngadalësinë me të cilën po ecën kjo fushatë.
Në një intervistë për emisionin “"Sot Live në Shqipëri", në “Report Tv”, mjeku i njohur Genc Kapxhiu, mjek urgjence në Arrezzo, e përshkroi si kritike situatën e krijuar në vendin fqinj nga COVID.
“Fatkeqësisht kishte katër ditë që kishte pezulluar vaksinimin, filluam dje dhe sot, por me mungesën e vaksinës së AstraZeneca krijoi shumë probleme dhe duhet të shtojmë sa më shumë orë për vaksinimin dhe të fillohet që nga mëngjesi deri në orën 12 të natës. Jemi shumë mbrapa me vaksinimin dhe kjo po krijon një shtim të numrit të numrit të pacientëve që shtrohen në spital”, tha ai.
Ai vuri theksin te vaksinimi, si e vetmja ‘dritë jeshile’ për rihapjen e vendit, duke theksuar se deri në verë duhet të jenë të vaksinuar 60% e popullsisë së Italisë.
“Vaksinat e para që kemi përdorur janë Moderna, Pfizer dhe AstraZeneca. Në Itali do të provohet edhe vaksina ruse Sputnik V, por që kërkon miratimin nga EMA. Për vaksinat e tjera nuk kemi ende asnjë lloj përdorimi. Është e rëndësishme që në verë të kemi të paktën 60% të popullsisë të vaksinuar. Është shtuar shumë numri i pacientëve të shtruar, gjendja është kritike. Duhet të vazhdojmë të bëjmë maksimumin e vaksinave çdo ditë”, shtoi mjeku.
I pyetur për vaksinën kineze dhe atë ruse, se sa janë të sigurta, ai u shpreh se për të parën nuk kishte lexuar asnjë artikull, ndërsa për Sputnik V tha se ka lexuar studime që tregojnë se funksionon.
“Për sa i përket vaksinës kineze, nuk kam lexuar asnjë artikull, për atë ruse, kam lexuar një artikull që tregon se është një vaksinë që funksionon, por në Romë ka filluar studimi për të treguar nëse është apo jo e saktë”, përfundoi mjeku.
Shume keq qe nuk ke lexuar asgje. Mos harxho kohen me thashetheme kundra shkences qofte kjo edhe kineze, por lexo. Asnje vaksine nuk eshte evropiane dhe si te tilla nuk kane nevoje te marrin certifikim nga EMA. Gjysma e botes po i perdor. Po juve ju ka tredhur gjermani dhe po tju thote ai do hani mut, sigurisht qe do e hani. Ju befte mire dhe shpetofshi nga virusi.
Përgjigju