Ekonomi

Vaksinimi masiv pozitiv për shpëtimin e sezonit veror, operatorët turistik: Mesazh për ndërkombëtarët, që Shqipëria është vend i sigurt

4 Prill 2021, 17:18| Përditesimi: 4 Prill 2021, 17:22

  • Share

Vaksinimi masiv në tërësi është një mesazh i mirë për ndërkombëtarët që të lehtësojnë masat kufizuese dhe të lejojnë lëvizjet e shtetasve, për qëllime turistike. Operatorët e kanë mirëpritur lajmin se punonjësit e këtij sektori do jenë ndër grupet prioritare të vaksinimit.

“Ky është një mesazh për partnerët tanë ndërkombëtarë për t’ju thënë që edhe Shqipëria u fut në hartën e vaksinimit dhe në rast se të gjitha stafet e këtij sektori do të vaksinohen në japim një mesazh për të huajt, që edhe Shqipëria po bëhet një vend i sigurt”, thotë Xhimi Lamaj operator turistik.

“Vaksinimi ka qenë shpresë për tu kthyer në normalitet dhe është një lajm tepër pozitiv. Kërkesat për rezervime kanë filluar dhe interesi i njerëzve është për tu kthyer në normalitet”, shprehet Jeta Hoxha, përfaqësuese e një agjencie turistike.

Jeta Hoxha përfaqësuese e një agjencie turistike thotë për Report TV se përveç vaksinimit edhe linja direkte po jep ndikim pozitiv në sektor.

“Me fillimin e vaksinimit, ka qenë Dubai që ka shfaqur interes për të lidhur kontrata me Shqipërinë për të sjellë turistë. Këtu interesi është i lartë nga të dyja palët, si pasojë edhe e linjës direkte që hyri në Tiranë-Dubai”, thotë Hoxha.

Por sado që masat të lehtësohen ecuria e sezonit do të varet nga shtetet e huaja.

“Shumë gjëra nuk varen nga ne por varen nga shtetet e huaja, dhe rekomandimet që ata japim, por sa më shumë të ecim me këtë proces aq më të sigurt paraqitemi tek ata”, tha Lamaj.

“E gjitha shpresa është tek lehtësimi i masave dhe ne të jemi vend jeshil, që edhe të huajt të vijnë. Në rast se masat vijojnë ne kemi dyshime për sezonin”, tha Hoxha.

Operatorët thonë se për tu kthyer në normalitet dhe për të arritur rezultatet e 2019, do të duhen të paktën 3 vite ringritje. Ndërsa sipas tyre çmimet e paketave turistike për këtë vit janë më ekonomike.

“Çmimet janë ulur dhe janë bërë konkurruese për vendet e rajonit, në mënyrë që ne të kemi sezon të suksesshëm”, pohon Jeta Hoxha.

Viti 2019 ishte kulmi i flukseve turistike të vendit tonë, dhe na duhen të paktën 2-3 vite që të kthehemi në atë nivel. Por ne duam vetëm të rifillojmë”, sqaron Lamaj.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?