Vala e dytë e Covid? Cilat vende në Europë po përjetojnë ‘ringjallje’ të rasteve të infeksionit?

3 Shtator 2020, 13:16| Përditesimi: 3 Shtator 2020, 13:19

  • Share

Pasi kontrolluan me sukses shpërthimin e pandemisë së shkaktuar nga infeksioni i koronavirusit, shtetet e Europës po regjistrojnë shifra në rritje të rasteve të reja Covid.

Po sa i fortë është rikthimi i koronavirusit dhe a krahasohet me numrat e pranverës?

Sipas të dhënave nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, vendet në Europën jug-lindore - të tilla si Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Rumania – regjistruan gjatë muajit gusht shifra më të larta të rasteve krahasuar me ato të raportuara më parë.

Serbia është një nga përjashtimet, pasi ka deklaruar shifra të ngjashme me ato të mesit të muajit prill.

Kroacia, Greqia dhe Malta duket se po përjetojnë rizgjim të infeksionit, me numra në rritje gjatë javës së kaluar krahasuar me valën e parë.

Belgjika, Italia dhe Britania e Madhe - ndër vendet më të goditura të Europës - po shohin një ringjallje të pandemisë, por, të paktën deri në gusht, jo si në muajt mars dhe prill.

Franca, Polonia, Hollanda dhe Spanja ka të ngjarë të jenë prekur nga e ashtuquajtura ‘Valë e dytë’ dhe të friksuar kanë filluar të marrin masa për ta frenuar atë. 

Megjithatë duhet patur parasysh se vendet e Europës po kryejnë shumë më tepër teste tani sesa gjatë ‘valës së parë’. Kjo strategji mund të shpjegojë, të paktën pjesërisht, shtimin e rasteve të reja.

Grafiku i rasteve të reja Covid të vendet europiane

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?