Politikë

‘Vala e lëvizjeve do kalojë në nivel tjetër’, Rama: ‘Shkundje’ edhe strukturave të kontrollit të territorit

10 Gusht, 10:42| Përditesimi: 10 Gusht, 11:58

  • Share

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur ndjekësve, paralajmëroi gjithashtu një “shkundje” edhe të strukturave të kontrollit të territorit, duke filluar nga IMT te policitë bashkiake.

“Ashtu siç ka pasur një përshkallëzim të valës së lëvizjeve me drejtuesit nëpër bashkitë e qyteteve të mëdha ku ka nevojë për një shkundje për të kaluar në një nivel tjetër, do të ketë shtrirje të kësaj vale në strukturat e kontrollit të territorit, duke filluar nga IMT te policite bashkiake dhe strukturat e planifikimit dhe zhvillimit urban. Por do të jetë teknologjia që do të vendoset në qendër. Tanimë e kemi të ngritur thuajse plotësisht të gjithë bazën e të gjithë të dhënave vizuale mbi territorin e qyteteve të mëdha që janë afektohen nga ndërtimet e paligjshme”, u shpreh Rama.


Lajmi kryesor:

Lirimi i hapësirave publike, Rama: 'Rilindja Urbane 2.0' do zgjasë 4 vite! Shkundje strukturave të mbrojtjes së territorit! Burg kush lejoi ndërtimet pa leje? E bën drejtësia


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?