Vala e të nxehtit përfshin sërish vendin, sot priten temperatura deri në 42 gradë

11 Korrik, 07:46| Përditesimi: 11 Korrik, 08:23

  • Share

Vala e të nxehtit tashmë ka përfshirë vendin tonë, ditën e djeshme termometri regjistroi vlerën 40 gradë në qytetin e Elbasanit.

Ditën e sotme pritet një rritje e mëtejshme e temperaturave, të cilat në orët e mesditës parashikohet që termometri të shkoi deri në 42 gradë celsius në zonat e ulëta, sipas shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Edhe ditët në vijim pritet që kjo valë e të nxehtit të jetë prezente mbi vendin tone.

Temperaturat e larta do të jenë prezente deri në mesin e javës tjetër, ku ditën e hënë dhe ditën e martë temperaturat pritet të shkojnë deri në 44 gradë celsius.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?