Foto ilustruese

Vala e të nxehtit rikthen temperaturat mbi 44 gradë celsius në Spanjë, Madridi mbetet zona më e prekur

10 Gusht 2023, 13:06| Përditesimi: 10 Gusht 2023, 13:10

  • Share

Temperaturat përvëluese po ”vlojnë” pothuajse gjithë Spanjën, e cila po përjeton valën e katërt të të nxehtit për këtë verë. Temperaturat kanë prekur sërisht ekstremin, duke arritur deri në 44 gradë Celsius.

Mediat spanjolle raportojnë për një valë të re të nxehtit që ka përfshirë të gjithë vendin, duke prekur kryesisht rajonet më të mëdha si, Andaluzisë, Kastiljes dhe Leonit, Madridit dhe Castile-La Mancha-s.

Në Madrid, temperaturat kanë arritur gati 40 gradë Celsius

Spanja po goditet më shumë se çdo vend tjetër në Evropë nga ndryshimet klimatike, me pothuajse 75% të tokës së saj drejt shkretëtirëzimit, sipas OKB-së. Viti i kaluar ishte i nxehti në rekord në vend, me disa valë të nxehti që goditën vendin që nga maji.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?