Foto ilustruese

Vala e të nxehtit, sot temperaturat maksimale arrijnë në 40 gradë celsius

20 Qershor, 07:10| Përditesimi: 20 Qershor, 07:12

  • Share

Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Moti i kthjellët pritet të mbizotërojë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore. 

Era parashikohet të jetë nga  veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 6 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të ishte i forcës 1-2 ballë. 

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 20 deri 37°C

në zonat e ulëta 21 deri 40°C

në zonat bregdetare 22 deri 37°C

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?