Kultura

Shfaqje teatrale/ Njësoj si 574 vjet më parë, Gjergj Kastrioti dhe Donika Araniti ‘vendosin’ kurorë në Kishën e Dejës

28 Qershor, 13:06| Përditesimi: 28 Qershor, 15:15

  • Share

Njësoj si mbi 500 vite më parë Skëndërbeu dhe Donika kurorzuan martesën e tyre në kishën e Dejës. Nën organizimin e Altina Ndrekaj kjo"dasëm" bëri që të rikthehemi në kohët e mëparshme.

Në rolin e Skënderbeut dhe të Donikës ishin dy të rinjtë Antonio Pjetra dhe Aleksia Zeka të cilët sollën një mishërim të kësaj dasme në sytë e të të pranishmëve.

I gjithë aktiviteti ku përveç shfaqjes ishte edhe një panair me gatime e prodhime të zonës erdhi i organizuar nën kujdesin e bashkisë Vau i Dejës ku pjesëmarrës ishin edhe ansambli "Rugova" nga Peja.

"Dasma" u zhvillua në oborrin e kishës së "Shën Mërisë" pikërisht aty ku mendohet se rreth 574 vite më parë Gjergj Kastrioti vendosi kurorë në martesë më Donika Aranitin.

***

Sakaq në qytetin e Shkodrës nisi mbrëmjen e së premtes “Vala Fest”, një aktivitet kulturor e sportiv që do të vijojë deri të shtunën ne mbremje.

Sheshi para bashkisë është kthyer në një park ku të gjitha moshat gjejnë veten, nga lodrat për fëmijë tek bizneset që kanë promovuar produktet e tyre  skenën e konceteve ku kanë performuar Dj të njohur.

Ky aktivitet vjen me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe Bashkisë Shkodër.

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rinumërimi i Tiranës, a e rrëzoi pretendimin e Berishës për manipulim?