Vala Lejla në ceremoninë e Inagurimit, Clinton: Mesazh simbolik se duhet të bashkohemi

21 Janar 2021, 11:27| Përditesimi: 21 Janar 2021, 11:29

  • Share

Një ceremoni e cila kishte shumë pak persona dhe ra në sy mbi çdo gjë veshja lejla që kishin zgjedhur disa nga gratë më të rëndësishme në SHBA.  Zëvendës presidentja Kamala Harris, ish zonja e parë Michelle Obama,  ish zonja e Parë dhe ish- sekretarja e  shtetit Hillary Clinton. Kjo ngjyrë është zgjedhur për shkak të simbolit që kjo ngjyrë mban, unitetin mes dy partiv,  si një simbol i dy partive - një kombinim i blusë dhe të kuqes së partive Demokratike dhe Republikane. ".

Harris, kishte veshur një fustan e pallto nga stilisti Christopher John Rogers, të cilën e kombinoi me dorëza lëkure e taka po të së njëjtës ngjyrë.

Për Harris, ngjyra vjollcë ka një kuptim të veçantë, ajo shpesh është veshur me të gjatë fushatës së saj në 2019 për të nderuar Shirley Chisholm.  Po ashtu, Clinton u vesh me vjollcë, me një xhaketë elegante të gjatë, një shall lejla dhe këpucë të zeza. Ajo ka thënë vishet ashtu me një qëllim, pasi sipas saj e dinte se fjalimi që Joe Biden do të mbante do të sillte unitet dhe që donte të dërgonte një mesazh simbolik për bashkim.

 “Unë vesha vjollcë me një qëllim, sepse e dija që tema që Presidenti Biden po sillte ishte uniteti. Mendova ndërsa kombinoni të kuqen dhe blu, mënyrën se si ne jemi të ndarë politikisht në vendin tonë. Thjesht doja të dërgoja një mesazh simbolik se duhet të bashkohemi,” tha Hillary Clinton.

Ish zonja e parë Obama, zgjodhi një kostum me nuancë lejla me një rrip nga Sergio Hudson, një tjetër stilist amerikan që kujdeset vazhdimisht për pamjen e 57 vjeçares.

Komento

Komente

  • hana: 21/01/2021 12:09

    po kjo ngjyre ka nje mesazh shume te qarte. eshte ngjyra e antikrishtit ngjyra se keqes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?