Valbona Mema

Valbona debaton me Luizin: U dhunova psikologjikisht, askush nuk më mbrojti

21 Shkurt 2023, 22:47| Përditesimi: 21 Shkurt 2023, 22:59

  • Share

Zgjedhja e liderit këtë javë solli një debat mes Valbonës dhe Luizit. Këngëtari i kërkoi llogari përse zgjodhi Oltën, duke e ditur që lideri do të kishte një avantazh në lojë. Valbona është ndjerë e presionuar dhe madje ka shpërthyer në lot. Debati ka vijuar edhe gjatë spektakëlit të sotëm.

"U dhunova, askush nuk më mbrojti në ato moment. Unë nuk bëra asgjë. Më kuptoni. Unë jam një femër që kam vuajtur në jetë. Nuk duhet të isha në bankën e gjykimit, sikur kisha bërë krim. Unë kam hyrë me guximin e një femre,artisteje. Jam gjetur para një goditjeje psikologjike", tha Vlabona.

 

" I kam shkuar tek koka dhe i kam thënë që dhe ti e ke vuajtur dyfish këtë gjë sepse ta kam thënë unë. Unë  e kuptoj. Por nuk i kam bërë kurrë presion. E kam pyetur disa herë dhe nuk me ka kthyer përgjigje", iu përgjigj Luizi.

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?