Mjekët dhe infermierë janë në krye të detyrës në këtë kohë të vështirë prej përhapjes së koronavirusit.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka sjellë në vëmendje historinë e Valbona Krasniqit, një infermiere e dedikuar që i është bashkuar vullnetarisht stafit të urgjencës së spitalit të Traumës.
Valbona punon në Bari të Italisë si infermiere, por mbyllja e kufijve solli që të mos kthehej në Itali dhe të ishte në shërbim të popullit të saj në frontin e parë të luftës.
"Kjo është historia e Valbona Krasniqit, një infermiere e dedikuar që i është bashkuar vullnetarisht stafit të urgjencës së spitalit të Traumës.
Valbona punon si infermiere në Bari të Italisë, por mbyllja e kufijve e ka gjetur Valbonën në Tiranë. Pa u menduar dy herë, ajo është paraqitur në shërbimin e Traumës, ku sot përballohen të gjitha urgjencat kirurgjikale për të dhënë kontributin e saj si vullnetare, krah stafit të dedikuar të spitalit universitar të Traumës", ka shkruar Manastirliu bashkangjitur fotos së saj.