Valbona Mema

Valbona Mema ka 'dy fjalë' për Maestron dhe tregon çfarë i mungon më shumë nga 'Big Brother VIP'

1 Prill 2023, 20:29| Përditesimi: 1 Prill 2023, 20:32

  • Share

Këngëtarja e njohur njëkohësisht edhe ish-banore e Big Brother VIP, Valbona Mema e ndërpreu para kohe rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme, por duket se e ka shijuar shumë qëndrimin brenda.

E ftuar sot në “Se Luan Topi”, Valbona u shpreh se të gjithë i konsideronte si fëmijët e saj, ndërsa Armaldon e cilëson si vëllanë e saj të vogël. Valbona kujtoi edhe momentet që i mungojnë më shumë tashmë që ka dalë jashtë Big Brother.

Unë e kam jetuar atë lloj eksperience dhe sinqerisht u ambientova shumë shpejt dhe të gjithë i quajta si fëmijët e mi. Armaldo ishte vëllai im i vogël. Çuditërisht më përqafonin çdo mëngjes dhe çdo darkë. Nuk është se ato u disiplinuan, se të disiplinuar janë. Unë shkova jo si një lojtar,e guxova si femër dhe ata Ata kishin shumë respekt ndaj meje dhe kjo bëri ndryshonte dita. Mungesa e përqafimit ndihej, un arrita të merrja shumë dashur, e di që më mungon. Ishim 13 veta dhe të gjithë ishin mosha e fëmijëve te mi. Më shumë do më mungojë mungon mëngjesi me Luizin që më bënte kafen dhe para primet që përqafonim njëri tjetrin dhe thoshim “suksese”, emocioni ishte shumë i madh”- tha Valbona Mema.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?