Valbona Selimllari

Valbona Selimllari tregon arsyen përse i ka mbajtur fëmijët larg vëmendjes publike

5 Maj, 11:02| Përditesimi: 5 Maj, 11:05

  • Share

Ish-misi Valbona Selimllari në një intervistë të sajën ka treguar arsyen se përse i ka mbajtur fëmijët larg vëmendjes publike.

“Kam pasur një debat me fëmijët. Ata u rritën dhe nuk e kuptonin pse unë nuk i nxirrja në ekrane apo në rrjete sociale. Dhe në një nga debatet tona të shumta ishte “pse ti na fsheh”. Pra gjithë ai kujdes i imi për t’i mbrojtur, për të mos i nxjerrë, ata e kishin përkthyer që i fshehja.

U ulëm dhe i thashë, e para që nuk kam dashur t’ju ekspozoj për të qenë e kujdesshme në marrëdhënie me ju. E dyta është fakti që ju jeni fëmijët e mi, fjala VIP është një fjalë që sot e ka humbur kuptimin. Dhe unë nuk do doja që ata të kishin ndjesinë që janë specialë se janë fëmijët e Valbona Selimllarit”, është shprehur Valbona.

Kujtojmë se vetëm para disa ditësh në shtypin rozë u përfol se djali i saj i madh ishte në një romancë me konkurrenten e Ferma Vip Gloria Meshi.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?