Valbona është një nga vendet turistikë që preferohet të vizitohet edhe nga turistë të huaj.
Turistët udhëtojnë në luginën e Valbonës, në çdo stinë të vitit, ku terreni i thepisur dhe natyra e bëjnë atë zonën më të preferuar në veriun e Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale ditën e sotme, pamje nga turistët të cilët shijojnë ecjet në shtigje duke e bërë turizmin e këtyre anëve gjithëvjetor.
"Mirëmëngjes dhe me përshëndetjet e turistëve nga Valbona, të cilët shijojnë ecjet në shtigje duke e bërë turizmin e këtyre anëve gjithëvjetor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan ai.
Komento