Stafi i kërkimit trajnim për shpëtimin e jetës, Presidenti i Alpinizmit: Interesi për turizëm malor i madh, por trajnojmë ekipin

10 Mars, 17:04| Përditesimi: 10 Mars, 19:59

  • Share

Nuk kanë qenë të pakëta rastet në vendin tonë kur turistë të huaj apo vizitorë vendas kanë mbetur të bllokuar në pikat turistike për shkak të terrenit të vështirë në turizmin malor. Vetëm një muaj më parë mbetën të bllokuar në Bogë disa turistë të huaj.

Për këto raste dhe për për shkak të rritjes së interesit ndaj turizmit malor, edhe aktiviteteve sportive, këtë të dielë stafi i Kërkim-Shpëtimit iu nënshtrua një trajnimi për tju ardhur në ndihmë të gjithë të aksidentuarve dhe për t’ju paraprirë risqeve.

Sipas Presidentit të Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor, Artur Guni, trajnimi i ekipit të Kërkim-Shpëtimit do të rris sigurinë dhe efikasitetin e ndihmës Mjekësore në raste kur ato do jenë të nevojshme në Alpet tona dhe jo vetëm.

“Nga viti në vit kjo ka ardhur në rritje kjo nevojë, për arsye sepse sicc e dijmë turizmi malor, por edhe aktivitetet sportive janë shtuar në vitet e fundit. Këtu jo vetëm që vijnë shqiptarë nga gjitha trevat, por edhe të huaj. Dhe veccanërisht të huajt janë vizituesit në numë më të shumtë të pjesëve të vështira, të cilët mund të sjellin edhe aksidente, ndaj sjell nevojën për tju paraprirë këtyre aksidenteve duke trajnuar stafin”, tha Guni.

Trajnim për Shërbimin e Kërkim - Shpëtimit Malor të Shqipërisë u organizua nga Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore dhe Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor. Trajnimi i sotëm u zhvilluan në Valbonë me vullnetarë të Federatës së Alpinizmit banorë të Valbonës si dhe vullnetarë të tjerë të ardhur nga Tirana, Vlora, Kruja e Elbasani.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?