Kronikë

Valbonë/ U rrëzua dhe dëmtoi këmbën duke eksploruar 'Majën e Rosit', policia i vjen në ndihmë turistit gjermanë

7 Qershor, 16:47| Përditesimi: 7 Qershor, 18:06

  • Share

Një turist 68-vjeçar gjerman ka pësuar një aksident ditën e sotme në Valbonë, ndërsa ishte duke eksploruar zonën e njohur si 'Maja e Rosit'. Pas marrjes së njoftimit policia e Tropojës është nisur për të gjetur turistin e dëmtuar në këmbë. 

Pas dy orësh kërkimesh, policia lokalizoi dhe gjeti turistin 68-vjeçar. Ai u transportua nga policia bashkë me ambulancën drejt Spitalit të Tropojës.

Sipas mjekëve, turistit i është dhënë ndihma e nevojshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 13:15, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim se në vendin quajtur “Maja e Rosit”, Valbonë, një shtetas gjerman(turist) duke eksploruar aplet e Valbonës ishte rrëzuar dhe për pasojë kishte dëmtuar këmbën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës, janë nisur drejt adresës së dhënë.

Pas dy orësh kërkimesh shërbimet e Policisë, lokalizuan turistin gjerman 68 vjeçar, i cili u transportua nga shërbimet e Policisë deri në rrugën e makinave dhe më pas u transportua drejt spitalit me autoambulancë.

Turisti ndodhet në Spitalin e Tropojë, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës është e angazhuar maksimalisht në përmbushje të detyrave për garantimin e rendit dhe sigurisë, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe në ndihmë të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve në rast nevoje.

H.K/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?