Stilisti shqiptar Valdrin Sahiti vesh divën me famë botërore Beyonce

19 Gusht 2023, 16:27| Përditesimi: 19 Gusht 2023, 16:42

  • Share

Stilisti i njohur me origjinë nga Kosova, Valdrin Sahiti, së fundmi ka stiluar një veshje për divën me famë botërore, Beyonce. Veshjen e tij ajo e veshi në një nga koncertet e saj gjatë turneut të “Renaissance”.

Këtë lajm e ka ndarë vetë stilisti në mediat e tij sociale duke shkruar:

“Mbretëresha Beyonce faleminderit që na keni zgjedhur sërish. Talenti juaj i pakrahasueshëm vazhdon të na frymëzojë dhe fuqizojë të gjithëve. Nga performancat tuaja magjepsëse deri te mesazhet tuaja të fuqishme, je një  frymëzim i vërtetë. Të jemi përgjithmonë mirënjohës”.

Kjo është hera e tretë që krijuesja e hitit “If I Were A Boy” vishet nga dizajneri shqiptar.

Valdrini deri më tani ka bashkëpunuar edhe me figura të tjera të famshme ndërkombëtare.

S.S//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nevina: 19/08/2023 23:49

    E paska zhveshur me 1 llaf

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?