Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Valë 'agresive' e COVID-19 në Greqi! Policët 'pushtojnë' qytetet, i gjen në çdo derë lokali dhe restoranti, brenda vetëm të vaksinuarit

7 Nëntor 2021, 07:50| Përditesimi: 7 Nëntor 2021, 07:52

  • Share

GREQI- Teksa Greqia po përjeton një valë të re të COVID-19 dhe në fuqi tashmë kanë hyrqë masat e reja, qytetarët as nuk e menduan të dilnin nga shtëpia pa pasaportën e vaksinimit, një kusht për të vazhduar përditshmërinë.

Në çdo hyrje dyqani, lokali apo edhe kinemaje, policia ishte kudo për të mbikëqyrur zbatimin e masave të reja shtrënguese, ku në mënyrë kategorike ndalon të pavaksinuarit të hynë ambientet publike. Ajo çka u vu re ishte se nga rrugët e qyteteve mungonin të pavaksinuarit. kjo pasi hyrja e tyre ishte e ndaluar thuajse kudo.
Kjo situatë ka ardhur si pasojë e rritjes drastike të rasteve të infekitmeve dhe humbjeve të jetëve në vendin fqinj, e rënduar edhe nga shfaqja e variantit delta.

Test covid-i përpara hyrjes në lokale

Turma njerëzish u mblodhën në farmaci dhe qendra diagnostikuese për të kryer testin e shpejt, në mënyrë që të mund të hynin në clubet e natës si çdo të shtunë. Vetëm se e djeshmja nuk ishte një e shtunë e zakonshme, pasi të pavaksinuarit, janë një rrezik i madh për të tjerët në një kohë kur varianti delta po shfaq anën e tij më agresive.

Qytetarët janë të detyruar të ndjekin rrugën e respektimit të masave të reja për shkak të pranisë së fortë të mekanizmave të kontrollit, pasi në monitorimin e masave të reja janë përfshirë 8000 punonjës policie me 1900 ekipe prej 10-15 personash në të gjithë vendin dhe 400 zyrtarë të Autoritetit Kombëtar të Transparencës.
"Mosmarrëveshjet" e pakicave
Të premten, në prag të zbatimit të masave të reja, janë kryer 94.673 inspektime në të gjithë vendin, sipas Autoritetit Kombëtar të Transparencës, duke vendosur gjoba në shumën 100.500 euro dhe bllokim të përkohshëm në 382 kompanive, kryesisht për shkak të mospërdorimit të maskës në ambiente të mbyllura, tejkalimit të numrit të lejuar të personave në një ambient, por edhe mosrespektimin e distancës.

Ndërkohë sot pritet një raund i ri kontrollesh.

Në Greqi ditët e fundit janë regjistruar shifra rekord të infektimeve dhe viktimave nga COVID-19. Madje disa ditë më parë, arriti numrin më të lartë të rasteve të reja që nga fillimi i pandemisë. Kjo ka sjell një shqetësim shumë të madh për ekspertët, të cilët si shpëtim të vetëm mendojnë, vaksinën, por qe ende shume persona po e refuzojnë, kryesisht të rinjtë.
 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?