Valë balonash me plehra, Koreja e Veriut dërgon 330 të tjera në Korenë e Jugut

9 Qershor, 11:58| Përditesimi: 9 Qershor, 12:36

  • Share

Koreja e Veriut ka dërguar përsëri qindra tullumbace të mbushura me plehra drejt fqinjit të saj jugor.

Rreth 330 balona që mbanin thasë me mbeturina ishin dërguar nga Koreja e Veriut mbrëmjen e ditës së shtunë (8 qershor), nga të cilat rreth 80 kanë zbritur në Korenë e Jugut', thanë të dielën (9 qershor) Shefat e Shtabit të Përbashkët të Seulit.

Në pako u gjetën mbetje letre e plastikë, ndërsa nuk kishte substanca të rrezikshme për sigurinë.

Rreth 1060 balona nga Veriu kanë hyrë në territorin e Koresë së Jugut që nga 28 maji, sipas një raporti të CNN.

Të dyja vendet janë shkëputur nga njëra-tjetra që kur Lufta Koreane përfundoi me një armëpushim në 1953. Ata janë ende teknikisht në luftë, dhe dërgimi i balonave ka vazhduar për dekada.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?