AUSTRI- Teksa po përjetojmë një valë të re të COVID-19, Asutria mori një vendim urgjent, duke ndaluar të gjithë personat të pa vaksinuar të hynë në restorante, kafe dhe parukieri, pasi të premten u regjistrua një shifër rekord infektimesh.
9,388 raste të reja pozitive, shifra e dytë me e lartë e regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i pandemisë. Kjo rritje drastike e infektimeve, ka shqetësuar tepër ekspertët të cilët janë nën presionin e frikës së ato mund të rriten sërish, ditët në vazhdim.
“Rritja është e jashtëzakonshme, shtretërit e kujdesit intensiv sa vjen edhe po mbushen”, tha kancelari konservator Alexander Schallenberg në një konferencë shtypi mbi masat e reja që do të fillojnë zbatimin të hënën.
Cilat do të jenë masast?
Do të ndalohen në mënyrë kategorike, personat e pavaksinuar në kafe, restorante, kinema etj.
Nuk do të lejohen grumbullimet e njerëzve me shume se 25 persona.
Afërsisht 64% e popullsisë së Austrisë është plotësisht e vaksinuar kundër COVID-19, por është një nga normat më të ulëta në Evropën Perëndimore.
Shumë austriakë janë skeptikë në lidhje me vaksinat, ndërsa këtyre zërave i është bashkuar edhe Partia e Lirisë së ekstremisteve të djathtë, partia e tretë më e madhe në parlament.
Europa është një nga vatrat më të “nxehta” aktualisht për sa i përket infektimeve nga COVID-19. Situata është përkeqësuar edhe me shumë prej shfaqjes së variantit delta. Qeveritë e vendeve kanë filluar të marrin masat të reja anti-COVID, me qëllim mbajtjen e pandemisë nën kontroll.