Bota

Valë largimesh në Turqi, ikin nga puna 18 000 shërbyes civilë, gjysma prej tyre politikanë

8 Korrik 2018, 14:56| Përditesimi: 8 Korrik 2018, 14:58

  • Share

Turqia ka lëshuar një dekret që përjashton 18,000 shërbyes civilë, gjysma e të cilëve ishin pjesëtarë të forcave policore, mbi dyshimet se ky grup punojnë kundër sigurisë kombëtare.

Dekreti i lëshuar më 8 korrik, mbylli 12 asociacioni rreth vendit si dhe një gazetë e një televizion lokal.

Kjo lëvizje vjen në prag të dy vjetorit të tentim grusht-shtetit. Qveria turke kishte fajësuar klerikun musliman me bazë në Amerikë, Fetullah Gylen, për tentim grusht-shteti, ku mbetën të vrarë 250 persona. Gylen kishte mohuar përfshirjen në grusht-shtet, shkruan 'rel'.

Autoritetet turke kanë ndaluar dhjetëra mijëra njerëz, të dyshuar për përfshirje dhe mbështetje të Gylenit. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut, duke përfshirë Amnesty International, kanë kritikuar këtë vendim.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?