Kronikë

Valë të nxehti në vend, duhet kujdes i shtuar për sytë, okulisti: Infeksione të shtuara në sy nga kondicionerët! Pasi kaluan COVID, shumë qytetarë nevojë për syze

26 Qershor 2021, 13:24| Përditesimi: 26 Qershor 2021, 16:01

  • Share

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin tonë dhe rrezet e forta të diellit janë të dëmshme për sytë. Mjeku okulist Rubin Topi këshillon që të përdoren masa mbrojtëse.

“Sidomos këto ditë që po flasim kemi temperaturë esktremisht të lartë, automatikisht kjo influencon në tharjen e sipërfaqes së syrit. Kjo e dyfishon problemin tek personat që janë alergjik. Janë probleme të tilla për shembull me kondicionerëve, dhe kjo ndikon për keq në tharjen e sipërfaqes së syrit. Ka persona që nëse nuk përdorin masat mbrojtëse të duhura, syze dielli që patjetër duhet të jenë me filter mbrojtës kundra rrezeve UV. Pra jo syze dielli thjesht me xham të errët sepse ajo e kthen në të kundërt situatën, ndodh një lloj fenomeni paradoksal, madje është më mirë të rrish pa syze dielli fare se sa të kesh syze dielli që mos të jenë me xham origjinal me filtër mbrojtës ultraviolet”, u shpreh okulisti Rubin Topi.

Krahas problematikave që shfaqen tek sytë për shkak të faktorëve sezonal, mjaft qytetarë po vuajnë pasojat që COVID ka lënë në shikim.

“Ka pasur të gjithë tablonë e simptomave të COVID, pra të gjithë tablonë klasike dhe gjithashtu kane qenë të përfshirë dhe sytë dhe me raste ekstreme deri në një imflamacion të gjithë shtresave të brendshme të syrit. Raste të tjera kanë qenë që na vijnë shumë shpesh që personi nuk ka pasur nevojë për syze fare, mbasi ka kaluar COVID i ka lindur nevoja për syze”-tha mjeku okulist.

Për shkak të përdorimit të tepërt të pajisjeve teknologjike gjatë kohës së pandemisë, mjeku okulist Tubin Topi tregon se ka pasur një rritje të theksuar të nevojës për syze tek fëmijët dhe moshat e reja.

“Ka shërbyer fatkeqësisht dhe në rritjen e dëmtimit të shikimit nga pajisjet digjitale, sidomos tek fëmijët dhe tek moshat e reja sepse kanë qenë mësimet online, vet fakti që ishin të mbyllur në shtëpi njerëzit ndoshta drejtoheshin më shpesh për të kaluar kohën tek pajisjet digjitale, kjo ka rritur shumë numrin e personave që kanë probleme të refraksionit pra që kanë nevojë për syze pikërisht për shkak të përdorimit të gjatë të pajisjeve digjitale”-tregoi okulisti Topi.

Mjekët këshillojnë që të minimizohet në 30 minuta përdorimi i smartphoneve te fëmijët, pasi ju shkakton probleme afatgjata në shikim.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?